Ekuacioni Drejk (i njohur edhe si Ekuacioni Sagan) është një ekuacion i cili jep numrin e qytetërimeve të përparuara teknologjikisht, të aftë për ndërlidhje ndëryjore ne galaksinë tonë të Rrugës së qumështit, si përftim i përqindjes me të cilën yje të rinj lindin në galaksi, mundësia që ndonjë prej këtyre yjeve të ketë kushte të nevojshme për të krijuar jetën dhe zhvillimin e ngadaltë në një qytetërim teknologjik, dhe jetëgjatësinë mesatare të qytetërimeve të tilla.

Ekuacioni u parashtrua nga Frenk Drejk në vitet 1960 si orvatje për të vlerësuar numrin e qytetërimeve jashtëtokësore të arsyeshme të pranishme në galaksinë tonë me të cilat ne mund të ndërlidhemi.

Ekuacioni Redakto

Ekuacioni Drejk pohon se:

 

ku:

N është numri i qytetërimeve në galaksinë tonë me të cilët ne mund të ndërlidhemi ndonjëherë

dhe

R* është përqindja e formimit të yjeve në galaksinë tonë
fp është pjesa e atyre yjeve që kanë planete
ne është mesatarja e planeteve që ka mundësi të mbështesë jetën për yllin që ka planete
fl është pjesa e yjeve që kanë zhvilluar jetën e mençur
fi është pjesa e yjeve që zhvillojnë jetën e mençur
fc është pjesa e yjeve që duan dhe janë të aftë për ndërlidhje me ne
L është jetëgjatësia e pritëshme e qytetërimeve të tilla.

Shiko edhe Redakto

Lidhje te jashtme Redakto