Ekuinoksi (lat. equinox) - Baraznata, mund të ketë dy kuptime në astronomi:

Ndriçimi i Tokës nga Dielli në ditën e baraznatës, (papërfillur pjesën e errët të Tokës).
Toka në orbitën e saj rreth Diellit bën që Dielli të duket të lëvizë mbi qarkun qiellor ekliptik (lakorja e kuqe), që pirret në ekuator (vija e kaltërt).

Ekuinoksiastronomi është ai çast kohor (jo një ditë e plotë) kur qëndra e Diellit mund të vëzhgohet drejtpërdrejtë sipër ekuatorit tokësor, rreth 20 marsit dhe 23 shtatorit të çdo viti. Thuhet edhe kur dielli bie në pus, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor. Në këto dy data, dita dhe nata janë të barabarta, secila nga 12 orë. Gjatë baraznetëve, dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon me saktësi në perëndim.

hemisferën e veriut, baraznata e marsit (që ndodh më 20 apo 21 mars) është baraznata e pranverës (ekuinoksi i pranverës) dhe baraznata e shtatorit (që bie më 22 apo 23 shtator) quhet baraznata e vjeshtës (ekuinoksi i vjeshtës).

Baraznetët mund të mendohen edhe si pika në qiell. Edhe pse drita e ditës bën që yjet të mos shihen, duke e bërë të vështirë vendndodhjen e Diellit në lidhje me trupat e tjerë qiellorë, Dielli ka një vendosje të përcaktuar lidhur me yjet e tjerë. Ndërsa Toka rrotullohet rreth Diellit, vendndodhja e dukshme e diellit zhvendoset në një rreth të brendshëm gjatë një viti. Ky rreth quhet ekliptikë, dhe është edhe rrafshi i orbitës tokësore drjetuar mbi sferën qiellore.

Datat e baraznetëve
(Koha botërore)
Viti Baraznata e
pranverës
(mars)
Baraznata e
vjeshtës
(shtator)
2000 20 mars 07:35 22 shtator 17:27
2001 20 mars 13:31 22 shtator 23:04
2002 20 mars 19:16 23 shtator 04:55
2003 21 mars 01:00 23 shtator 10:47
2004 20 mars 06:49 22 shtator 16:30
2005 20 mars 12:33 22 shtator 22:23
2006 20 mars 18:26 23 shtator 04:03
2007 21 mars 00:07 23 shtator 09:51
2008 20 mars 05:48 22 shtator 15:44
2009 20 mars 11:44 22 shtator 21:18
2010 20 mars 17:32 23 shtator 03:09
2011 20 mars 23:21 23 shtator 09:04
2012 20 mars 05:14 22 shtator 14:49
2013 20 mars 11:02 22 shtator 20:44
2014 20 mars 16:57 23 shtator 02:29
2015 20 mars 22:45 23 shtator 08:20
2016 20 mars 04:30 22 shtator 14:21
2017 20 mars 10:28 22 shtator 20:02
2018 20 mars 16:15 23 shtator 01:54
2019 20 mars 21:58 23 shtator 07:50
2020 20 mars 03:50 22 shtator 13:31

























Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto