Elbasan 'Elba' Rashani (lindi më 9 maj 1993) është futbollist kosovar i cili luan për skuadrën norvegjeze Erzurumspor.

Elba Rashani
Të dhënat vetjake
Emri i plotëElbasan Rashani
Datëlindja9 maj 1993
VendlindjaHillerstorp, Suedi
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
BB Erzurumspor
Karriera me të rinjtë
0–2010IL Skarphedin
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2014Odds BK68(7)
2014–2016Brøndby IF23(3)
2016Rosenborg BK (huazim)19(3)
2017Rosenborg BK8(0)
2017–2021Odds BK1(0)
2021–Erzurumspor0(0)
Karriera ndërkombëtare
2010Norvegjia U-173(1)
2011Norvegjia U-1812(0)
2012–2013Norvegjia U-197(0)
2012Norvegjia U-202(0)
2013–2014Norvegjia U-219(2)
2015–Kosova2(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Ai u lind në HillerstorpSuedi, por u rrit në Kragerø dhe Bø në Telemark.

Karriera Redakto

Elba luajti për herë të parë për Skarphedin në maj 2009, pasi mbushi 16 vjeç, dhe shënoi golë në një ndeshje kundër Ulefoss. Pas sezonit ai u dërgua tek Odds BK.

Odd Redakto

Ai luajti për herë të parë për Odd kundër Mjøndalen në vitin 2010.

Më 1 prill 2011, ai luajti për herë të parë në ndeshje të ligës për Odd kundër Strømsgodset.

Më 24 korrik 2014, Elba u shit prej Odd në Brøndby për gjashtë milionë krona.[1]

Rosenborg Redakto

Më 11 janar 2016, Elba u huazua nga Brøndby tek Rosenborg për sezonin 2016.[2] Më 10 nëntor 2016 nënshkroi kontratë dyvjeçare me Rosenborg.[3]

Në sezonin 2016 fitoi në Tippeligaen[4] dhe Kupën norvegjeze.[5]

Më 29 mars 2017, ai fitoi Mesterfinalen (finalja e kampionëve).[6]

Kthimi në Odd Redakto

Më 4 gusht 2017, ai u kthye në Odd.[7] Ai nënshkroi kontratë tre vjet e gjysmë.[8]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Rashani përfaqësoi Norvegjinë si i ri. Në korrik 2015, Rashani i'u tha mediave shqiptare se pret që të thirret nga kapiteni i Shqipërisë Gianni De Biasi.[9] Sidoqoftë ai u thirr nga kombëtarja kosovare dhe luajti për herë të parë, ku shënoi golën e parë në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë.

Referime Redakto

  1. ^ Solgte Elba for seks millioner Arkivuar 26 gusht 2014 tek Wayback Machine, Varden, 24 korrik 2014
  2. ^ Adressa.no – RBK-signeringen: - Jeg er strålende fornøyd med å komme til en så stor klubb (Av Adrian A. Aagesen. Publisert og besøkt 11 janar 2016)
  3. ^ 2-årsavtale for Rashani
  4. ^ "Rosenborg er seriemester 2016!" (në norvegjisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2016. Marrë më 21 tetor 2017.
  5. ^ Helland-hattrick i historisk cupseier
  6. ^ Rosenborg vant Mesterfinalen!
  7. ^ Rashani solgt til Odd
  8. ^ Elba tilbake til Odd
  9. ^ Albo1997 (2016-09-03). "Rashani për Sportpress.al/ E dua kombëtaren shqiptare". Sportpress.al. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2015. Marrë më 2016-10-02.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)