Elena Kocaqi (lindur më 20 shkurt 1975, në Fier), është një historiane, studiuese, profesore, autore, pedagoge, botuese dhe shkrimtare shqiptare.

Jeta e Hershme Redakto

Elena Kocaqi ka lindur në Fier në një familje mësuesish, Ferit dhe Qanie Kocaqi. Kocaqi ka shprehur se origjina e familjes së saj është nga Vlora dhe nga Përmeti.

Edukimi dhe Karriera Redakto

Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për Histori me medalje të artë. Kocaqi ka studiuar për Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë dhe Shkenca Politike, po në Universitetin e Tiranës. Kocaqi ka kryer studime pas-universitare, Mastër dhe Doktoraturë në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë me titullin “Politikat e Austro-Hungarisë ndaj Shqipërisë në vitet 1912-1918”. Kocaqi mban titullin Profesore e Asociuar dhe është profesore me kohë të plotë në universitetin e Durrësit. Kocaqi ka shkruar shumë libra që flasin për origjinën Pellazgo-Ilire të Shqiptarëve.

Botimet Redakto