Emri

fjalë ose term i përdorur për identifikimin nga një vëzhgues i jashtëm

Emri është fjalë apo një grup fjalësh, me të cilat quhet një njeri, një kafshë, një send, një dukuri, një vend, mendim, koncept, produkt etj. Emrat mund të dallojnë një klasë ose kategori gjërash apo sende të përveçme, veçmas ose brenda rrethanës së dhënë. Emri vetjak dallon një njeri të veçantë të vetëm e të patjetërsueshëm.

gjuhësi emri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që shënon një send apo qenie të gjallë, që ka gjini, numër dhe rasë. Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në emra të përveçëm. Sipas gjinisë emrat mund të jenë të gjinisë femërore ose të gjinisë mashkullore. Emrat mund të jenë në trajtën e shquar ose në trajtën e pashquar. Emrat lakohen dhe mund të jenë në një nga pesë rasat e ndryshme: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore.

Onomastika merret me kërkimin shkencor të emrave, ndërsa etimologjia merret me sqarimin e prejardhjes së emrave.

Thënie Redakto

  • "Emri nuk është gjithçka, por pa një emër të mirë gjithçkaja është asgjë". - Karl-Hajnc Smola
  • "Një emër i mirë është më me vlerë se pasuria". - Miguel de Servantes

Shiko edhe Redakto