Endokrinologjia (greq. ἔνδον “brenda”, dhe κρίνειν “qes jashtë“) është “Shkenca e hormoneve”.

Endokrinologjia është një pjesë e mjekësisë interne, po ashtu ka edhe kirurgji endokrine.

Gjëndra endokrine quhen ato gjëndra, të cilat japin prodhimet e tyre brenda në trup, direkt në gjak dhe të cilat për dallim nga gjëndrat eksokrine nuk kanë një lidhje që drejton nga jashtë.

Endokrinologjia merret me shërimin e sëmundjeve endokrine. Të gjitha sëmundjet endokrine janë pasojë e çrregullimeve të prodhimit të hormoneve, çrregullimit të mekanizmave me të cilat rregullohet prodhimi dhe lirimi i tyre, ose e ndryshimeve në përgjigjen e indit ku vepron hormoni ("target tissue")[1] . Ndërë sëmundjet endokrine janë të njohura edhe këto:

  • Sëmundjet e gjëndrës tiroide
  • Diabetes mellitus (Sëmundja e sheqerit)
  • Diabetes insipidus
  • Sindroma e Connit
  • Sindroma Cushing
  • Morbus Adisson
  • Sindroma adrenogenitale
  • Sëmundjet e gjëndrës paratiroide
  • Karcinoide
  • Mangësia apo teprica e hormoneve seksuale

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë

Lidhje të jashtme Redakto