Energjia kinetike është aftësia e trupave që të kryejnë punë për shkak se kanë një shpejtësi të caktuar. Për ta llogaritur energjinë kinetike të trupit me masën , i cili lëviz me shpejtësi , bëhet llogaritja e punës, e cila nevojitet që forca ta nxitojë trupin në ndonjë rrugë nga gjendja e qetësisë deri në gjendjen me shpejtësi . Pra, madhësia e energjisë kinetike është e barabartë me punën e cila është kryer në mënyrë që trupi ta ketë fituar shpejtësinë . Ajo punë është:

Meqenëse forca është konstante, do të jetë , kurse lëvizja do të jetë njëtrajtësisht e nxituar, përkatësisht rruga është

atëherë ekuacioni për punën mekanike do të jetë:

dhe meqenëse është , atëherë energjia kinetike do të jetë:

Në qoftë se trupi kryen punë negative , atëherë energjia kinetike e tij zvogëlohet . Në qoftë se mbi trup kryhet puna pozitive , atëherë energjia kinetike e tij zmadhohet . Në rast se puna është e barabartë me zero , atëherë energjia e trupit do të mbetet konstante.

Shiko dhe këtu Redakto