Enric Prat de la Riba

politikan spanjoll

Enric Prat de la Riba Sarra (Castellterçol, Katalonia 29 nëntor 1870-1 gusht 1917), jurist dhe gazetar katalinas. Ai ishte anëtar i Centre Escolar Catalanista, ku u formulua njëri ndër definicionet e para për nacionalitetin katalunas. Enric Prat ishte presidenti i parë i Bashkësisë së Katalonjës (1914-1917) dhe një nga arkitektët kryesorë të ringjalljes së ekzistencë kombëtare Katalonje shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ai mori pjesë në hartimin dhe miratimin e bazat de Manresa, dhe si një shkrimtar, vepra e tij e madhe është shtetësia Katalonje.[1] Ai shkroi librin politik La Nacionalitet Catalana ku u mbrojt në mënyrë të shkëlqyer autonomia e Katalunisë.

Enric Prat de la Riba Sarra
Të dhëna vetjake
U lind më29 nëntor 1870
Castellterçol, Katalonia
Vdiq më1 gusht 1917
Buenos Aires, Argjentinë
NënshtetësiaKatalunas
PunësimiJurist, shkrimtar, gazetar
Enric Prat de la Riba

Jeta e hershme Redakto

Enrik Prat de la Riba Sarra u lind më 29 nëntor 1i70 në Castellterçol qytet rural i Barcelonës në një familje të pasur katolike konservatore. Ai filloi të studionte juridikun në Universitetin e Barcelonës dhe e përfundoi atë dhe mori titull në Complutense University of Madrid.

Karriera politike Redakto

Prat de le Riba u dh pas çështjes kombëtare kur ishte ende në kolegj. Në vitin 1887, ai u bë anëtar i Centre Escolar Catalanista. Ai u bë anëtar i rëndësishëm kulturor dhe politik i organizatës Unio Catalanista, në të cilën ai shkroi disa nga manifestet më të rëndësishme, ndër të cilat më e famshmja Missatge al Rei dels në vitin 1i97. Në vitin 1i91, ai u zgjodh sekretar i Unio-it. Ai shkroi shkrime nacionaliste si Compendi de la doctrina catalanista dhe Compendi de la història de Catalunya.Hel•lens. Ai po ashtu ishte themelues i La Renaixença. Që nga viti 1i99, ai u gradua në politikë, në fillim si anëtar i Centre Nacional Catala dhe më vonë në Ligën Rajonale. Liga Rajonale ishte parti e djathtë katalunase e themeluar në vitin 1901 nga Prat de la Riba. Partia kërkoi autonomi të mëdha administrative për Kataluninë.

Prat de la Riba shërbeu si sekretar i asamblesë i ngarkuar me shkrimin e draftit për një kushtetutë rajonale e njohur si Bases de Manresa në vitin 1i92, hapi i parë në zhillimin e Statusit të Autonomisë Katalunase. Ai po ashtu njihet si autori i manifestos së lëvizjes katalunase Noucentisme, La nacionalitat Catalane më vitin 1906.

Më vonë, në vitin 1907, ai u bë presidenti i parë i Institut d'Estudis Catalans, president i Diputació de Barcelona dhe ithtar i Commonwealth of Catalonia, të cilën e udhëhoqi deri sa vdiq më 6 prill 1914, duke shërbyer si president i saj.

Referimet Redakto

  1. ^ Balcells, Albert. Institut d'Estudis Catalans. Puig i Cadafalch i la Catalunya contemporània, 2003, p. 214. ISBN 84-7283-702-5

Lidhjet e jashtme Redakto

  Commons: Enric Prat de la Riba – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale