Enver Beqiri, Prof. Mr.sc.,[1] lindi më 7 mars të vitit 1933, ishte Drejtori i parë shqiptar i Shkollës së Lartë Ekonomike [2]Pejë, synimi në rang të Fakultetit [3], i cili e kishte mbajtur këtë post në tre mandate jo të njëpasnjëshme, profesor i cili është pensionuar në vitin 1990, pas shërbimit të suksesshëm 40-vjeçar. Prof. Enver Beqiri vdiq më 9 shtator të vitit 2003.

Enver Beqiri
U lind në7 mars, 1933
Pejë
Vdiq9 shtator, 2003
Pejë
Kombësiashqiptare
Profesioniedukator, ekonomist, patriot

Biografia e shkurtër Redakto

Shkollën fillore dhe Gjimnazin e kreu në Pejë. Pas kësaj regjistroi studimet në Universitetin e Beogradit. Ishte i punësuar si mësues në Shkollën fillore në Deçan, e pastaj kaloi në punët Administrative si Sekretar në Këshillin Komunal në Pejë. Në atë kohë ishte pjesëmarrës në punimin e elaboratit për themelimin e Shkollës së Lartë Ekonomike-Komerciale në Pejë, i cili elaborat është realizuar në vitin 1960. Në këtë mënyrë, Enver Beqiri bëhet punëtori i parë i kësaj shkolle të posa hapur dhe në fillim mbulon vendin e punës Sekretar i shkollës. Është i evidencuar me numër rendor 1 (një) në Librin amëz të punëtorëve të Shkollës së Lartë Ekonomike (tashti Fakulteti i Biznesit). Kjo është edhe arsyeja që së pari shkruajmë për biografinë e Enver Beqirit.[4]

Në ndërkohë, Enver Beqiri diplomon në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe më vonë edhe magjistron në Universitetin e Beogradit. Në vitin 1984 në Universitetin e Mariborit në Slloveni i është lejuar disertacioni i doktoranturës me titull: “Roli i marketingut në ekspansionin e organizimit të ekonomisë së tregut në Kosovë”, të cilin e përgatiti në 450 faqe, por nuk arriti që ta mbrojë për shkak të pengesave shëndetësore.

Aktiviteti mësimor-pedagogjik Redakto

Gjatë karrierës së tij të susksesshme të profesorit universitar, Enver Beqiri ka ligjëruar lëndët mësimore:

  • Organizimi i ndërmarrjes,
  • Bazat e mbrojtjes popullore I dhe II,
  • Analiza afariste e ndërmarrjes.

Librat dhe tekstet universitare të botuara Redakto

Mr.sc. Enver Beqiri ka përgatitur dhe botuar dispensat për studentë:

  • Organizimi i ndërmarrjes I, 160 fq., SHLEK, Pejë, 1975
  • Organizimi i ndërmarrjes II, 142 fq., SHLEK, Pejë, 1976
  • Organizimi i ndërmarrjes III, 121 fq., SHLEK, Pejë, 1975
  • Analiza afariste në ndërmarrje I, 360 fq., SHLEK, Pejë, 1980
  • Analiza afariste në ndërmarrje II, 335 fq. SHLEK, Pejë, 1981

Poashtu i është botuar edhe libri universitar:

  • “Organizimi OPB”, 425 fq., SHLEK Pejë, 1979

Aktiviteti profesional dhe shkencor Redakto

Mr.sc. Enver Beqiri ka marrë pjesë në shumë seminare dhe tubime shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ka qenë drejtor i sukseshëm i Shkollës së Lartë Ekonomike për tre mandate dhe ka merita të mëdha për hapjen dhe suksesin e Shkollës së Lartë Ekonomike në Pejë.

Referime Redakto

  1. ^ "Prof. Mr.sc. Enver Beqiri". Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2009. Marrë më 1 qershor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Shkollës së Lartë Ekonomike". Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2002. Marrë më 1 qershor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Synimi në rang të Fakultetit". Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2009. Marrë më 1 qershor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Mr.sc. Enver Beqiri, në pozitën e drejtorit (foto nga data 01.09.1978)

Shih edhe Redakto