Enver Haliti u lind më 3 mars 1956 në Arbëni të Skënderajt. Shkollën fillore e mbaroi në Arbëni dhe në Prekaz të Epërm, ndërsa gjimnazin e kreu në Mitrovicë në vitin 1974. Jo rastësisht zgjodhi studimet në Gjuhë dhe letërsi shqipe në fakultetin filozofik në Prishtinë, të cilat i përfundoi me afat në vitin 1979. Këtu theksojmë se Enveri i përket një familjeje patriotike. Qysh si fëmijë tek ai mbetën mbresa të thella e të pashlyeshme rrëfimet e gjyshit të vet për luftërat që kishte zhvilluar trimi i kësaj treve Azem Bejtë Galica së bashku me shokë, njëri prej të cilëve ishte edhe stërgjyshi i Enverit, Halit Bajramit. I edukuar dhe i rritur në një familje patriotike, i frymëzuar nga histografia shqiptare, duke qenë shok në studime me z. Ali Lajçin është një ndër udhëheqësit e demostratave të organizuara nga studentët në vitin 1981 dhe i shumë shokëve të tjerë liridashës. Për idetë dhe aktivitetin e tij kombëtar ishte i ndjekur nga UDB-ja famkeqe jugosllave dhe nga lajkatarët e tyre shqipfolës. U arrestua më 27 tetor 1982 derisa ishte duke shkuar në gjimnaz të Mitrovicës në cilësinë e profesorit të Gjuhës dhe letërsisë shqipe. U denua me 5 vjet heqje lirie, për t'ia ndaluar të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësimdhënësit, nga ish Komiteti Komunal që dirigjohej nga sigurimet shtetërore të asaj kohe. Përmbysja e sistemit komunist dhe pluralizmi politik për Enverin ishin vetëm formale, pasi siç thoshte ai: "Një popull që lëngon nga robëria duhet të ketë një lëvizje për çlirimin e vendit". Nga fronti për çlirimin e Kosovës autorizohet dhe merr përgjegjësinë e koordinatorit kryesor për organizimin dhe armatosjen e popullit për vetmbrojtje dhe rezistencë kundër pushtetit serb që nëpërkëmbte dinjitetin tonë kombëtar, por fatkeqësisht edhe kësaj radhe nga personat antikombëtar dhe bashkëpunëtorë të pushtetit serb u zbulua. Enveri mezi arriti të shpëtojë. Në ilegalitet ai vazhdoi veprimtarinë e tij kombëtare dhe njëherit kryente edhe detyrën e profesorit të Gjuhës shqipe në gjimnazin e Skënderajt, por që mësimi mbahej në Runik, Polac dhe Klinë të Epërme. Pastaj ai vazhdoi në Mitrovicë, në gjimnazin 'Frang Bardhi'. Dalja në skenë e UÇK-së e konkretizoi Lëvizjen për çlirimin e Kosovës dhe i bashkoi të gjitha lëvizjet militante. Enverit, koordinator i aktivitetit ushtarak, iu besua detyra e udhëheqësit ushtarak të njësitit të mbrojtjes së fshatit. Me kushëririn e tij të respektuar prof. Murat Halitin ishin bashkëpunëtorë të pendës dhe të pushkës. Që të dy vdekja i gjeti në cilësinë e profesorëve në gjimnazin 'Frang Bardhi' në Mitrovicë. Ata duke rënë martirë shkuan në pavdekshmëri si shumë dëshmorë të tjerë të kombit tonë që ne ta gëzojmë lirinë

Para luftës Redakto

Arsimtarët çdoherë ishin të përndjekur nga pushteti serb, mirëpo prapseprap mësimi nuk u ndërpre asnjëherë, duke ditur se vetëm me anë të dijes mund të ecim përpara dhe të përparohet. Pastaj më vonë kësaj shkolle i shtohen edhe dy dhoma të tjera të mësimit e poashtu edhe numri i nxënësve të klasëve në gjithsej katër dhoma mësimi. Dita ditës numri i nxënësve të cilët vijonin mësimin arriti në 250 nxënës, andaj u bë e domosdoshme që të vazhdohej në shkollë, jo vetëm mësimi katërklasësh, por në atë tetëklasësh gjegjësisht tetëvjeçare. Në dhjetvjeçarin e fundit shtohet represioni dhe maltretimet nga policët serb nëpër shkolla, kështu rast konkret ishte maltretimi i dy arsimatrëve që udhëtonin, njëri nga Polaci e tjetri nga Klina e Mesme. Këta arsimtarë të maltretuar në vitin 1997 janë: Bali Osmani dhe Fejzullah Xani

Gjatë luftës Redakto

Në vitin 1998 në fillim të luftës në Kosovë nuk kursehen as mësimdhënësit. Plagoset arsimtari Zenë Mehaj dhe pastruesi i shkollës Rexhep Demiri. Poashtu kjo shkollë digjet nga barbarët serb me datën 03. 06. 1999, ku i tërë dokumentacioni asgjësphet, në përjashtim të Librit të Amzës që ka mbijetuar

Pas luftës Redakto

Me ardhjen e lirisë mësimi filloi në hapësirën e oborrin të shkollës disa muaj, kurse më vonë u sollën dy tenda për mësim, e më vonë u meremetuan dy dhoma mësimi nga shoqata humanitare 'Premiere Urgjence. Në vitin tjetër u sollën tre kontinjerë, në të cilët mësimi zhvillohej në kushte më të mira, pastaj ndërtimin e shkollës e mori përsipër organizata 'Save the Children'. Ajo u ndërtua nga themeli dhe përurimin e saj e bëmë më 07. 06. 2001.