Eqrem Basha poet, prozator, skenarist e akademik, u lind më 15 nëntor 1948Dibër, Maqedoni, ku kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Në vitet 1967-1971 studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve botoi tregime, vjersha dhe kritikë për film e televizion. Më 1972 punon në gazeta Rilindja|gazetën Rilindja, në të cilën shkruan për artet figurative. Nga janari i vitit 1974 deri më 5 korrik 1990 (kur u përjashtua me dhunë) punoi në TV Prishtina, në fillim redaktor i redaksisë së dramës, kurse në fund redaktor përgjegjës i Programit Kulturo- Artistik. Gjatë kësaj periudhe (në vitin 1992 në Arl dhe në vitin 1994Paris) disa herë qëndron në Francë me punë në projekte përkthimesh të dramaturgjisë frënge, kurse pas kthimit kryen punën- redaktor i kulturës në revistën javore Koha. Në vitin 1994, bashkë me Gani Bobin, Rexhep Ismajlin dhe Shkëlzen Maliqin, themelon shtëpinë botuese DukagjiniPejës, ku edhe sot është redaktor përgjegjës. Ka marrë pjesë në shumë takime letrare dhe në festivale ndërkombëtare të poezisë (Paris, Bruksel, Amsterdam, Varshavë, Lion, Die, Grënobël, Leuven, Lodeve, Seyni, Bukuresht, Konstancë, Vjenë, Grac, Gjenevë, Stavanger, Barcelonë, etj.), në festivale filmi e televizioni, në tryeza dhe debate ndërkombëtare.Shkruan tregime, romane, vjersha, skenarë për film e TV, radiodrama dhe kritikë për artin figurativ. Përkthen nga frëngjishtja, italishtja dhe nga gjuhët sllave. Anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës[1] u zgjodh në vitin 2004.

Librat e botuar Redakto

  • Shëtitje nëpër mjegull, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1971.
  • Opuset e maestros, poezi, Bota e Re, Prishtinë, 1971.
  • Stacionet e fisnikëve, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1972.
  • Polip-ptikon, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1974 (ribotuar nga Rilindja më 1980).
  • Yjedet, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1977.
  • Mëngjesi i një pasditeje, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1978.
  • Atleti i ëndrrave të bardha, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1982.
  • Udha qumështore, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1986.
  • Brymë në zemër, poezi e zgjedhur, Rilindja, Prishtinë, 1989.
  • Poezi, Naim Frashëri, Tiranë, 1990.
  • Marshi i kërmillit, tregime, Dukagjini, Pejë, 1994 (Çmimi “Hivzi Sulejmani”).
  • Zogu i zi, poezi, Flaka, Shkup, 1995, (Çmimi i Mitingut të Poezisë, Gjakovë)
  • Dyert e heshtjes, roman, Dukagjini, Pejë 2001.
  • Alpinisti, roman, Dukagjini, Pejë 2004. (Ribotuar në kolanën Letërsia shqiptare në Maqedoni, me parathënien e Ali Aliut, Mikena, Manastir, 2008).
  • Doktrina e të menduarit vetëm, poezi e zgjedhur, ASHAK, Prishtinë, 2006.
  • Meny ballkanike, poezi e zgjedhur, Toena, Tiranë, 2006.
  • Shtëpia e mallit, tregime, Ideart, Tiranë, 2009.
  • Lakorja e Ik’sit, roman, (Çmimi “Azem Shkreli” për veprën më të mire në prozë për vitin 2011), Botimet Koha, Prishtinë, 2011.
  • Varrë, roman, Botimet Koha, Prishtinë, 20012.
  • Te varri i deshmorit te panjohur,etj.

Filmografia Redakto

Skenare Redakto

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ Amëza:ashak.org