Eurodoc është federatë evropiane e shoqatave kombëtare të hulumtuesve të rinj të cilët momentalisht janë duke e ndjekur doktoraturën e tyre (kandidatë për doktoraturë ose hulumtues në fazat e hershme) ose ata doktorë shkencash që janë në vitin e parë të karrierës së tyre hulumtuese të pas-doktoraturës (kryesisht hulumtuesit e pas-doktoraturës, të punësuar përkohësisht).

EURODOC - Këshilli Evropian për kandidatët për doktoraturë dhe hulumtuesit e rinj
Logo image:Eurodoc logo.jpg
Selia Bruksel, Belgjikë
Themeluar më 2005 (2002)
Anëtarë 32 organizata kombëtare
Gjuha e punës Anglisht
Kryetar Margaux Kersschot, Belgjikë
Ueb-faqja http://eurodoc.net/

Si organizatë joprofitabile, Eurodoc e mbikëqyr situatën e hulumtuesve të rinj në Evropë duke i marrë parasysh disa parametra (p.sh. mobiliteti, kushtet e punës, rrugët e karrierës, mbikëqyrja e doktoraturës, dhe trajnimi).

Eurodoc jep deklarata për politikat dhe ofron rekomandime për institucionet akademike, qeveritare dhe ndërmarrjet për çështje me rëndësi për hulumtuesit e rinj evropianë (p.sh., Procesi i Bolonjës ose Strategjia e Lisbonës). Në këtë aktivitet, Eurodoc është në kontakt të rregullt me faktorët kryesorë të hulumtimit dhe të politikave për arsim të lartë në Evropë, nga të cilat Drejtoria e përgjithshme për hulumtim (Komisioni Evropian ), dhe Shoqata evropiane e universiteteve.

Çdo vit, në pranverë, Eurodoc mban një konferencë ndërkombëtare për hulumtuesit e rinj. Qëllimi i kësaj konference është të ofrojë një kornizë për hulumtuesit e rinj për t'u takuar me udhëheqësit politikë dhe ekonomikë evropianë dhe për t'u kyçur në diskutim të frytshëm për krijimin e Hapësirës evropiane për hulumtim dhe arsim të lartë.

Hulumtimi Eurodoc I u realizua prej vitit 2005 deri në vitin 2011 dhe e analizon gjendjen momentale të 7561 kandidatëve për doktorë shkencash në dymbëdhjetë vende (Austri, Belgjikë, Hungari, Finlandë, Francë, Gjermani, Holandë, Norvegji, Portugali, Slloveni, Spanjë dhe Suedi). U publikua në shtator të vitit 2011.[1]

Historia Redakto

Në vitin 2001 disa anëtarë të organizatave kombëtare të hulumtuesve të rinj u takuan në një konferencë që u mbajt në Uppsala, e organizuar nga Suedia në kuadër të presidencës suedeze me Këshillin e Bashkimit Evropian. Ata e konstatuan nevojën urgjenet për të krijuar një organizatë mbarë evropiane për hulumtuesit e rinj dhe e shfrytëzuan rastin për ta inicuar krijimin e një rrjeti të organizatave kombëtare. Duke u bazuar në këto përpjekje, Eurodoc u themelua në GironaSpanjë më 2 shkurt 2002. Më në fund, Eurodoc u themelua në mënyrë ligjore në vitin 2005 në Bruksel si një organizatë ndërkombëtare joprofitabile.

Në një takim të ministrave përgjegjës për arsimin e lartë në Berlin të vitit 2003, programet e doktoraturës u përmendën për herë të parë në kuadër të Procesit të Bolonjës. Që atëherë, Eurodoc ka luajtur një rol aktiv në seminaret dhe projektet që ndërlidhen mne procesin e Bolonjës. Përfshirja e tij në procesin e Bolonjës formalisht është njohur në vitin 2007, duke ia dhënë statusin formal të "partnerit" nga grupi për ndekjen e Procesit të Bolonjës.

Anëtarët dhe mbikëqyrësit Redakto

Janë 34 organizata anëtare që i përfaqësojnë hulumtuesit e rinj nga 33 vende të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Këto janë anëtarë që marrin vendime në emër të Eurodoc-ut. Përveç kësaj, kontribut në aktivitetet e Eurodoc-ut poashtu japin mbikëqyrësit si përfaqësues kombëtarë.

Shih poashtu Redakto

Referimet Redakto

Linket e jashtme Redakto