Fabrika e duhanit ngrit mbi bazën e Uzinës së Fermentimit të Duhanit në Elbasan. Punimet për ndërtimin e kësaj të fundit filluan në vitin 1954 dhe përfunduan në fund të vitit 1956. Është vënë në shfrytëzim në 3-mujorin e parë të vitit 1957. Objekti i punës së saj është grumbullimi, përpunimi, fermentimi dhe tregtimi i duhanit oriental, të njërit prej varianteve më të parapëlqyera nga tregu jashtëm. Kapaciteti grumbullues dhe fermentues i F. Duhanit është nga më të mëdhat të vendit, me rreth 5 mijë ton në vit. Në një sezon aty punonin, përveç punonjësve të përhershëm, rreth 800- 1000 punëtor sezonalë, nga të cilët afër 90%gra. Që nga fillimi i punës së uzinës fermentimi i duhanit është bërë në mënyrë artificiale, por janë përgatitur edhe mjedise për fermentimin natyral. Mbi 90% e prodhimeve të përpunuara shkojnë në eksport. Në fshat, një numër i madh teknikësh bëjnë asistencë, për 9-10 muaj në vit.

Shikoni dhe Redakto

Pas vitit 1993 kjo fabrikë me kapital tërësisht shtetëror është kthyer në ndërmarrje të përbashkët me emërtimin Ndërmarrja e "Përbashkët Shqiptaro-Greke e Duhanit Kavex-Elbasan". Ortaku grek është kompania e Selanikut "Kavex SA", e cila zotëron 51% të kapitalit të ndërmarrjes. Nga fillimi i vitit 2000 ndërmarrja është privatizuar plotësisht nga kompania e mësipërme e Selanikut. Vitet e fundit të shek. XX ka vazhduar puna për mekanizimin dhe automatizimin e punës në fabrikë. Së bashku me duhanet e Elbasanit në këtë fabrikë përpunohen edhe duhane grumbulluara nga zonat e tjera të Shqipërisë, Korçës, Shkodrës, Fierit, Beratit.

Referimet Redakto


Lidhjet e jashtme Redakto