Fabrika e parë e industrisë metalurgjike

Ndërtuar në Elbasan, e cila shërbeu edhe si shkollë për përgatitjen e mjaft specialistëve, teknikëve që ndihmuan për vënien në shfrytëzim të uzinave të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit pas ndërtimit të tyre. Ndërtimi i F.P.I filloi më 29 nëntor të vitit 1962, kur u vu kazma e parë. Në mars të vitit 1966 u prodhua shufra e parë e petëzuar, me diametër 20 mm, prej çeliku. Lënda e parë, parafabrikatet, vinin nga importi. Në vitin e parë të vënies në shfrytëzim, u përvetësua prodhimi i shufrave 20, 22, fije e hollë (katanke) 6, 5, 3, 9 mm, profil L 35 x 35 dhe pallë 50 x 10 mm. Deri në vitin 1976, kur u vu në shfrytëzim faza e parë e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit punën e zhvilloi si njësi prodhimi më Vete. Në vitin 1975, hyri në përbërje të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, në Uzinën e Petëzimit. Në F.P.I (ish-Uzina e Petëzimit të Imët), zhvillohej një punë studimore projektuese, eksperimentuese e mirëfilltë, jo vetëm për rritjen e asortimenteve të prodhimit, por dhe për prodhimin e pajisjeve e pjesëve të këmbimit, për ekonominë e rajonit të Elbasanit. Për herë të parë u eksperimentua në vitin 1972 përdorimi i betonit zjarrdurues, për riparimin e furrës meodike të fabrikës. Laboratori i F.P.I. hodhi baza të shëndosha për analizat kimike, fizike e strukturale të çeliqeve.

Shikoni dhe Redakto

Byroja teknologjike projektoi dhe zbatoi me sukses prodhimin e çeliqeve periodike. Hartoi kushtet teknike të para në vend për çeliqet e prodhuara në uzinë, si dhe gjithë rregulloren e metodikat e analizave, kontrolleve cilësore si dhe rregullores së re për prodhimin e sigurimin teknik dhe mbrojtjen e ambientit. Krijoi bibliotekën tekniko-shkencore, me libra dhe periodik nga vende të Evropës, e cila u bë bërthama e Bibliotekës dekantimit me aftësi depozitimi 20 t secila shkencore, me libra dhe periodikë nga vende kishte sallën e përpunimit të ullirit, Shkencore të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit dhe më vonë të Institutit të studimeve dhe Projektimeve Metalurgjike. U botua buletini i parë dhe gazeta e Parë “Metalurgu”. Në vitin 1976 u krye Rikonstruksioni i uzinës, për prodhimin e Çeliqeve të konstruksionit, duke i’u shtuar një sektor krejtësisht i plotë, por që deri në vitet e fundit të shek. XX nuk është vënë në shfrytëzim. Kjo fabrikë, duke iu rregulluar struktura e prodhimit, si dhe duke siguruar lëndën e parë, parafabrikate çeliku, qoftë nga importi, mund të prodhojë nga 28000 t të parashikuar nga projekti deri në rreth 50000 t prodhime  gatshme.

Referimet Redakto

Enciklopedia e Elbasanit

Lidhjet e jashtme Redakto