Dukagjinët (lat. Ducaginus sh. Ducagini, tur. Dukaginzâde sh. Dukakinoğlu) qenë njëra prej familjeve kryesore feudale të Arbërisë.

Dukagjinët
Grupi etnik Shqiptare
Rajoni i tanishëm Shqiperi, Kosovë
Informacione
Anëtarë të shquar Pal Dukagjini
Nikollë Gjergj Dukagjini
Nikollë Pal Dukagjini
Lekë Dukagjini
Ahmed Pashë Dukagjini
Jahja Dukagjini
Osman Dukagjini

Origjina Redakto

Emri "Dukagjini" ka prejardhjen nga fjala latine dux dhe emri i përveçëm shqiptar Gjin.[1] Më 1281 përmendet për herë të parë i quajturi Duka Gjin Tanushi (ducem Qinium Tanuschum,[2] dux Ginius Tanuschus[1]). Përshkruhet si armik i rendit anzhuin në Arbëri, që u kap dhe arrestua më vonë për bëmat e tij.[3]

Një personazh me mbiemrin Dukagjini përmendet më 1377 në një dokument të Raguzës, i quajtur Nicolaus Tuderovich Duchaghi. Shuflaj i përmend në radhën e familjeve që kishin vetëm kancelari sllave (1387), tok me Balshajt dhe Kastriotët.[4]

Kronistët turq të shek. XV i quanin Dukagjinët "princa me prejardhje gjermane". Muzaka në testamentin e tij flet në mënyrë thuajshe fantastike për prejardhjen e kësaj familjeje: shkruan se rrjedhin nga Troja dhe si pa të keq, shkruan se erdhën nga Franca. Dy vëllezër nga kjo derë emigruan në kohën e Kryqëzatave në Itali, njëri themeloi derën e Estëve dhe tjetri vazhdoi më tej në Zadrimë ku themeloi derën e Dukagjinëve. Sipas një kronisti bizantin të qindvjetit të VIII, në fund të qindvjetit të XII, një aradhe gotësh të prirë nga duka (herzog) i tyre i quajtur Gent (Genusius, Gjinushi?) depërtoi deri në viset e Shkodrës dhe u ngulën atje. I vënë përpara trysnisë së ngjarjeve perandori i Bizantit e emëroi Gjinin sevastokrator, apo prefekt, apo Magister Militum të Ilirisë. Mbështetur kjo nga burime veneciane dhe raguzane, Eqrem bej Vlorës i duket se ia doli të sundojë falë përshtatjes së ligjeve gote me ato të fiseve vendore.[5]

Historia Redakto

Burimet e Raguzës pohojnë se që në shek. XIII Dukagjinët njiheshin si Ducagini d'Arbania dhe kanë sunduar vise në Zetë. Më 1295 u përpoqën të përziheshin me punët e brendshme të Raguzës, por u zmbrapsën disa herë dhe iu nënshtruan sundimtarëve vendorë sllavë.[5]

Prejardhja e degëzimeve të familjes është e paqartë. Sipas Gibb, historia e familjes shkon mbrapa deri në kohën e Kryqëzatave, emri Dukagjini vjen nga Duka Gjin,[6] emërtimi i fisi të Dukagjinit vjen nga themeluesi i vet, një fisnik norman i cili i la kryqëzatat dhe me njerëzit e tij u vendos në hapësirën gjeografike të Dukagjinit, duke u përzier me arbërorët.[7][8] Në shekullin XV, shfaqen burime për dy degëzime të Dukagjinëve. Përfaqësuesi i njërës degë, Gjergj Dukagjini, shfaqet si zot i disa fshatrave afër Lezhës dhe prijës i 40 kalorësve dhe 100 këmbësorëve. Megjithëse Republika e Venedikut i kish pranuar shërbimet e tij, ai mbështeti Sundimtarin e Zetës Balshën III dhe luftoi kundër Venedikut kur Balsha III shtiu në dorë zotërimet e Venedikut pranë Shkodrës. Gjergj Dukagjini vdiq më 1409, Senati i Venedikut e fali të birin, Nikollën, për bëmat e të atit, me kërkesë të Dhimitër Jonimës.[9]

Referime Redakto

  1. ^ a b Hammond, Nicholas G. (1976). Migrations and invasions in Greece and adjacent areas (në anglisht). Noyes Press. fq. 56. ISBN 978-0-8155-5047-1. Marrë më 21 prill 2011. The name 'Ducagini' is evidently derived from the Latin 'dux' and the common Albanian name 'Ghin'; indeed an Albanian chieftain in 1281 was referred to as "dux Ginius Tanuschus.
  2. ^ Memoirs of the American Folklore Society (në anglisht). Vëll. 44. American Folklore Society. 1954. fq. 64 (footnote 1). Indeed, it is in 1281 that Gin Tanusio (ducem Qinium Tanuschum) carries this title for the first time
  3. ^ Historia e Popullit Shqiptar Albanian Academy of Science Tiranë 2002,Toena p. 264
  4. ^ Shuflaj, Milan (2004) [1925]. Serbët dhe shqiptarët. Përkthyer nga Hasan Çipuri. Tiranë: Toena. fq. 170. ISBN 99927-1-854-4.
  5. ^ a b Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I [Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze]. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 58–65. ISBN 978-99943-56-83-6.
  6. ^ Walter G. Andrews, Mehmet Kalpakli (2005), The age of beloveds : love and the beloved in early-modern Ottoman and European culture and society (në anglisht), Duke University Press, fq. xiii, ISBN 9780822334507, OCLC 56356148, Dukaginzade [from the family of Duke Jean]
  7. ^ Kaya, İdris Güven (2009). "Dukagin-zade Taşlıcalı Yahya Bey'in Eserleridne Mevlana Celaleddin, Turkish Studies, Cilt 4, Sayı 7, Erzincan, 2009" (PDF). turkishstudies.net (në turqisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 janar 2017. Marrë më 13 prill 2018. Gibbe göre, sülalenin tarihçesi Haçlı Seferlerine kadar dayanmaktadır. Bu seferler sırasında Normanlardan Le Duc Jean tarafından kurulmuş ve İşkodra yöresine yerleşen halk, daha sonra yerli halkla karışarak Arnavutlaşmış. Ancak atalarını unutmamışlar Le Duc Jeana izafeten, kendilerine Duke Jean ya da Dukagin demişlerdir.
  8. ^ Arthur Stratton (1972), Sinan: the biography of one of the world's greatest architects and a portrait of the golden age of the Ottoman Empire (në anglisht), Scribner, fq. 275, OCLC 313334932
  9. ^ Božić, Ivan (1979), Nemirno pomorje XV veka (në serbisht), Beograd: Srpska književna zadruga, fq. 355, OCLC 5845972, ...Умро је пре 1409, када је Сенат, на молбе Димитрија Јониме, опростио његовом сину Николи очеве поступке против Млечана..."