Fati (nga lat. fatum - bëmë, gjë e kryer), sipas shumë njerëzve, është rrjedha e ngjarjeve dhe rrethanave që duhet të ndodhin në botë ose në jetën e njeriut, e parapërcaktuar dhe e paravendosur nga një qenie e mbinatyrshme ose perëndi. Fati mund të përshkruhet edhe si një fuqi apo veprues i papërballueshëm që përcakton të ardhmen e gjithçkasë si edhe të një individi të vetëm. Ky koncept bazohet në besimin se ka një rend natyror të paravendosur në gjithësi.

Fati në gjuhën e përditshme njihet edhe si "risku", pjesa e parapërcaktuar e kushteve, rrethanave dhe ngjarjeve që do të ndodhin në jetën e një njeriu. Poashtu edhe fjala me prejardhje turke "kismet", përdoret në gjuhën shqipe me të njëjtin kuptim me riskun.

Pak histori Redakto

Fati është një term që rrjedh nga fjala latine "fatum" - bëmë, fakt; që në zanafillën e saj tregonte vendimin e pakthyeshëm të një perëndie. Më vonë u përdor për të përshkruar Destinin, të birin e Kaosit dhe të Natës, prej të cilit askush, as edhe perëndite vetë me Jupiterin, nuk mund t´i shpëtonin rriskut të tyre të parapërcaktuar nga Fati.

Fati si perëndi përfytyrohej si i verbër.

Fati në kulturën popullore Redakto

gjuhën shqipe perëndeshat e fatit të njeriut njihen si Vitore.

Hyjnizimi i fatit Redakto

Thënie Redakto

  • "Fati i lartë i individit është të shërbejë sesa të sundojë." — Albert Ajnshtajn
  • "Çfarë di unë për fatin e njeriut? Unë do t´ju tregoja më tepër për rrepkat." — Samuel Beckett
  • "Fati nuk është çështje e rastësisë, është çështje e zgjedhjes; nuk është një gjë që duhet pritur, është një gjë që duhet arritur." — Uilljam Gjenings Brajan
  • "Ne jemi bërë për kufinj më të mëdhenj se sa toka mund të rrokë. Oh, le të jemi të vërtetë me fatin tonë të lartësuar." — Katerin Buth

Shprehje Redakto

  • Fatmirësisht
  • Fatkeqësisht
  • Fatmir(ë), -e
  • Fatlum (ë), -e
  • Fatkeq
  • Paq fat! Fat të mirë (të mbarë)!

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto