Fatos Lubonja

shkrimtar dhe disident shqiptar

Fatos Lubonja (Tiranë, 27 prill 1951) është shkrimtar, disident, përkthyes, botues i shtëpisë botuese Përpjekja dhe revistës me të njëjtin emër, si dhe analist aktiv shqiptar.

Fatos Lubonja
U lind më (1951-04-27) 27 prill 1951 (72 vjeç)
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
KombësiaShqiptar
EdukimiUniversiteti i Tiranës
Gjinitë letrarememuaristikë, publicistikë
Punët e shquaraRidënimi
Çmime
  • Çmimi Ndërkombëtar për Letërsinë "Alberto Moravia"
  • 2002
  • Çmimi "Herder" për Letërsinë
  • 2004
Vite aktiv1994 - sot

Biografia Redakto

U lind më 27 prill 1951 në Tiranë në një familje funksionarësh të Partisë së Punës, i biri i Todi dhe Liri Lubonjës. I ati kishte qenë drejtor i Radio Televizionit Shqiptar,[1] ndërsa e ëma qe punonjëse e Institutit të Historisë.[2] Kur ka qenë 16 vjeç u dënua për riedukim në Laç.[1] I ati më 1974 u arrestua dhe u dënua me burg pas Festivalit të 11 të Këngës, me akuzën për "për futjen e ndikimeve dekadente që vinin në opozicion me vijën e Partisë në muzikë."[3] Po atë vit që Fatosi kishte përfunduar studimet për fizikë teorike në Universitetin e Tiranës, Fatosi u arrestua për "agjitacion dhe propagandë" sepse gjetën të fshehura shkrime kundër regjimit dhe për to u dënua 7 vite burgim. Dënimin nisi ta shlyente në minierën e bakrit të burgut të Spaçit.[4]

1979 ende i burgosur, u dënua sërish edhe me 16 vite të tjera burgim, me akuzën si pjesëtar i një organizate kundër revolucionare. Nga burgu u lirua në vitin 17 mars 1991, pas shtatëmbëdhjetë vitesh burgim.[4]

Nga koha e lirimit gjer në vitin 1993 punoi si sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në vitin 1994 themeloi revistën "Përpjekja".[4] Në vitin 1997 u zgjodh lider i Forumit për Demokraci.

Vepra Redakto

Dy veprat e tij që i shkroi gjatë burgimit, dramae shkruar në Burrel në vitet 1988-1989[4] Ploja e mbrame dhe Në vitin e shtatëmbëdhjetë u botuan më 1994. Megjithëse më e dashur për të, e para u përcoll gati në heshtje; ndërsa e dyta ngaqë përbën një ditar burgu u përcoll me kërshëri e madje u botua i plotë në Itali.[5] Libri tjetër memuaristik, Ridënimi u botua në Tiranë më 1996, u përkthye në anglisht dhe u botua në Londër më 2009.[4] Përmbledhja e tij publicistike Liri e kërcënuar: publicistika e viteve 1991–1997 u botua më 1999.[4]

Polemikë Redakto

I shquar për qëndrimin e tij, Lubonja ka qenë ndër kritikët më të zëshëm të faktorëve politikë dhe shoqërorë, nga lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha,[6] ai i Partisë Socialiste Edi Rama,[7][8][9] te kryetari i AKK-së Ramush Haradinaj,[10][11] i Aleancës Kuq e Zi[12] si dhe shkrimtarit Ismail Kadare.

Botime Redakto

  • Në vitin e shtatëmbëdhjetë: ditar burgu 1990-1991, Tiranë: sh.b. Marin Barleti, 1994;
  • Ploja e mbrame, Tiranë: Marin Barleti, 1994;
  • Ridënimi, Tiranë: bot. Përpjekja, 1996;
  • Liri e kërcënuar, Tiranë: Përpjekja, 1999;
  • Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në rrezik (anglisht: Albania's heritage in danger), bashkëautor me Artan Shkrelin, Geneve: Tricorne, 1999;
  • Nëntëdhjeteshtata: Apokalipsi i rremë, Tiranë: Marin Barleti, 2010.

Referime Redakto

  1. ^ a b "Ja si i hedh poshtë Todi Lubonja akuzat e të birit, Fatosit". tiranapost.al. 9 shtator 2017.
  2. ^ Lubonja, Liri (19 tetor 2008). Intervistuar nga Rezarta Delisula. "Si burgosën Todin dhe Fatosin pas festivalit të 11-të". Gazeta shqiptare (4374): 10–11.
  3. ^ "Die verordnete Wende" [Pika e kthesës së përcaktuar] (në gjermanisht). Intervistuar nga Eckehard Pistrick. 5 janar 2010.
  4. ^ a b c d e f Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Rowman & Littlefield. fq. 285–286. ISBN 9780810861886.
  5. ^ Lubonja, Fatos (2003). "Between the Local and the Universal". Writing Europe (në anglisht). Përkthyer nga John Hodgson. fq. 193–202.
  6. ^ Lubonja, Fatos (24 janar 1997). "Të hatashëm për së keqi në diktaturë, të hatashëm dhe për së keqi në liri". Koha Jonë.
  7. ^ Lubonja, Fatos (29 mars 2019). "Pse Rama është një i sëmurë psikik?". strugalajm.com.
  8. ^ Abdyli, Ngadhnjim (21 mars 2020). "Fatos Lubonja: Destroying the theater was an attack on our dignity and freedom". prishtinainsight.com (në anglisht).
  9. ^ Lubonja, Fatos (12 dhjetor 2019). "Edi Rama, hipokriti që bën nusen në dasmë dhe arkivolin në mort". gazetaimpakt.com.
  10. ^ Lubonja, Fatos (2013). "The Acquittal of Ramush Haradinaj and Its Perception in the Albanosphere". Südosteuropa Mitteilungen (në anglisht).
  11. ^ "IBNA special report / Strong criticism launched against Albanian analyst Lubonja for the accusations addressed to Haradinaj". balkaneu.com (në anglisht). 18 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2021. Marrë më 10 shkurt 2021.
  12. ^ "Lubonja përmend zëra për financim nga Turqia duke analizuar Vetëvendosjen dhe Aleancën Kuq e Zi". respublica.al. 21 dhjetor 2012.