Ferit Idrizi është një politikan nga Vushtrria. [1][2]

Biografia Redakto

Ferit Idrizi lindi më 1964 në fshatin BeqiçVushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në fshatin Duboc, të mesmen në Gjimnazin e Vushtrrisë, kurse studimet bachelor Kimi- Biologji i përfundoi në Universitetin e Prishtinës.

Pas një eksperience pune në fushën e biologjisë-kimisë, Ferit Idrizi vazhdoi studimet Bachelor dhe Master në drejtimin Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Kolegjin Victory, Prishtinë. Zhvillimi i tij profesional vazhdoi dhe më tutje duke e përfunduar me sukses masterin në Menaxhment në Universitetin e Sheffieldit në Greqi. Tashmë Z. Idrizi është kandidat për doktoratë (PhD) në “International Law” në Universitetin Shtetëror të Shkupit, Cyril and Methodious University.[3]

Ndër specializimet më të rëndësishme që Z. Idrizi kreu janë si në vijim:

Në vitin 2012 Ferit Idrizi kreu Specializimin në Arsimin Profesional në Japoni, në vitin 2015 kreu Specializim për Hartimin e Kurrikulave në Finlandë, po në të njëjtin vit mori pjesë në Seminarin për Shkathtësi të Negociatave në Universitetin e Sheffield-it në Angli, kurse në vitin 2020 ishte pjesëmarrës në Trajnimin për Ndërmarrësi në Izrael.

Vepra Redakto

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto