Festivali i 22-të i Këngës në RTSH

Festivali i 22-të i Këngës në RTSH
Edicioni 22-të
Qyteti Tirana
Vendi Tirane
Viti 1983
Datat 23, 24, 25 Dhjetor
Prezantues Matilda Makoçi dhe Ndriçim Xhepa
Artisti Fitues
Kënga Fituese Vajze moj lule moj
              1982 1984              



Parathënie Redakto

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".


Përmbledhje Redakto

Festivali i 22-të i Këngës në RTSH u zhvillua në Tiranë në datat 23, 24 e 25 Dhjetor të vitit 1983.U prezantua nga dyshja Matilda Makoçi e Ndriçim Xhepa. Morën pjesë 23 këngë: 12 natën e parë, 11 natën e dytë dhe 14 dolën në finale. Dirigjentë të Orkestrës Sinfonike: Ferdinand Deda e Eno Koço. Dirigjent i Orkestrës së Vogël: Alqi Kareco. Kënga fituese “Vajzë moj, lule moj”, kompozuar nga Luan Zhegu me tekst të Adelina Balashit, kënduar nga Tonin Tërshana (fitorja e katert e tij) dhe Liliana Kondakçi (fitorja e peste e saj). Kënga e parë e paraqitur në festivale nga Luan Zhegu si kompozitor. Në vazhdën e këtyre viteve është kënga e parë me teme dashurie që fiton festivalin. Kështu do të vazhdojë në festivalet që vijojnë. Tematika e këngëve në këtë festival është e ndryshme. Ka këngë për dashurinë si p.sh: "Zgjodha njeriun", "Mimoza e dashurisë". Kjo e fundit, në interpretimin e Adriana Cekos do të ketë jetë të gjatë që, edhe sot, dëgjohet me ëndje. Ka akoma këngë për Partinë e Enverin si p.sh. për Enverin "Me ty bashkë gjithmonë të rinj" që merr çmimin e dytë, apo "Vatra e gjithë Shqiperisë" për Shtepinë e Partisë. Ndihet ritmi e muzika moderne në këngët e Flamur Shehut. Kënga e tij "Pragu i vegjëlisë" ka jehonë të madhe dhe me ardhjen e demokracisë, është inçizuar duke ia ndryshuar tekstin.

.

Nata e parë - 23.12.1983 Redakto

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Kjo kalaja mal me këngë Naim Gjoshi Agim Hila Milika Nerënxi Vitore Rusha
2 Shoqes që ndez mijëra yje Tonin Harapi Agim Shehu Yllka Senja Elida Gurra
3 Zbukurohet qyteti im Agron Xhunga Dedë Luca Spiro Katundi Parashqevi Simaku
4 Në blerimin e brezareve Rudak Ismaili Agim Doçi Mimoza Kajmeni

Vilson Shaho

Mimoza Kajmeni

Telemak Papapano

5 Zgjodha njeriun Aleksandër Lalo Jorgo Papingji Irma Libohova Miga Hysi
6 Rritesh nëpër vite Pjetër Gaci Hysni Milloshi Shpresa Rranxa Gjergj Suljoti
7 Jam i yti o toka mëmë Xhavit Ujkani Zaho Puci Eduard Jubani

Bashkim Alibali

Telemak Papapano

Dhimitër Dushi

8 Mësuesit flokëbardhë Maksim Shehu Skënder Rusi Hatixhe Lushi Nazmie Kasmi
9 Në Koman mes shokësh Simon Gjoni Pjerin Logoreci Rakipe Karaj Valdete Hoxha
10 Ditët që na presin Tish Daija Bardhyl Londo Luan Zhegu Burbuqe Rada
11 Kënga e zemrës Agim Prodani Betim Muço Arta Babaramo Kozma Dushi
12 Me ty bashkë gjithmonë të rinj Apostol Simoni Eglantina Lame Afërdita Laçi Liliana Kondakçi

.

Nata e dytë - 24.12.1983 Redakto

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Vigjëlojmë Thanas Çaçi Luan Malaj Kastriot Ago

Çlirim Denaj

Vilson Shaho

Gramos Burba

2 Vatra e gjithë Shqipërisë Rexhep Hasimi Fatos Tomorri Yllka Senja

Spiro Katundi

Miga Hysi
3 Gëzuar vitin e ri Enver Shëngjergji Violeta Allmuça Parashqevi Simaku Mimoza Kajmeni
4 Vëllezërit Vladimir Kotani Llambro Ruci Pëllumb Elmazi

Adriatik Agalliu

Milika Nerënxi

Eduard Jubani

5 Vajzë moj, lule moj Luan Zhegu Adelina Balashi Liliana Kondakçi Tonin Tërshana
6 Zjarri i trimërisë Spartak Tili Foto Malo Liliana Kanina Mefarete Laze
7 Zëri i atdheut David Tukiqi Vullnet Mato Tatjana Isai Gaqo Çako
8 Mimoza e dashurisë Gazmend Mullahi Xhevahir Spahiu Adriana Ceko Jolanda Dhamo
9 Zemërzjarrta moj Hajg Zaharian Zhuliana Jorganxhi Ema Qazimi Luan Zhegu
10 Pragu i vegjelisë Flamur Shehu Zhuliana Jorganxhi Mefarete Laze Irma Libohova
11 Festa e lirisë Ferdinand Deda Kudret isai Valdete Hoxha

Bashkim Alibali

Dhimitër Dushi

Petrit Lulo

.

Nata finale - 25.12.1983 Redakto

Në natën finale dolën 14 këngë sipas kësaj radhe:

  1. Festa e lirisë
  2. Kënga e zemrës
  3. Zgjodha njeriun
  4. Mimoza e dashurisë
  5. Zemërzjarrta moj
  6. Vajzë moj, lule moj
  7. Zjarri i trimërisë
  8. Kjo kalaja mal me këngë
  9. Vatra e gjithë Shqipërisë
  10. Jam i yti o toka mëmë
  11. Ditët që na presin
  12. Pragu i vegjëlisë
  13. Me ty bashkë gjithmonë të rinj
  14. Rritesh nëpër vite

.

Çmimet Redakto

Çmimi i parë Redakto

  • Vajzë moj, lule moj - muzika Luan Zhegu, teksti Adelina Balashi

Çmimi i dytë Redakto

  • Me ty bashkë gjithmonë të rinj - muzika Apostol Simoni, teksti Eglantina Lame
  • Festa e lirisë - muzika Ferdinand Deda, teksti Kudret Isai

Çmimi i tretë Redakto

  • Rritesh nëpër vite - muzika Pjetër Gaci, teksti Hysni Milloshi
  • Pragu i vegjelisë - muzika Flamur Shehu, teksti Zhuliana Jorganxhi
  • Ditët që na presin - muzika Tish Daija, teksti Bardhyl Londo

.

Referime Redakto

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale