Figurat stilistike ndahen në :

1. Figura të kuptimit : krahasimi, personifikimi, antiteza, kontrasti, hiperbola, litota, grotesku, simboli, paralelizmi figurativ.

2. Figura të shqiptimit poetik (figurat tingullore dhe të intonacionit) : pyetja retorike, pasthirrma, apostrofa, retiçenca (heshtja), pretericioni (tejkalimi), perseritja, epanastrofeja, epanalepsa, epifora, anafora, aliteracioni, paronomazia, onomatopeja, optacioni, asonanca (zanoresia), konsonanca (bashkëtingëlloresia), pauza (ndërprerja).

3. Figura të fjalëve dhe të shprehjeve : metafora, katakreza, metonimia, sinekdoka, ironia, sarkazmia, asteimi, paradoksi, oksimoroni, perifraza, epiteti, alegoria, eufemizmi, antonomazia.

4. Figura të fjalorit poetik (të leksikut) : sinonimet, antonimet, homonimet, arkaizmat, neologjizmat, dialektizmat (krahinorizmat), barbarizmat (huazimet).

5. Figura të sintaksës poetike : inversioni, konversioni, enumeracioni, gradacioni, elipsi, pleonazma, asidenti, polisidenti, kiazma.