Final Fantasy VI (Fantazia e Fundit 6 - ファイナルファンタジーVI Fainaru Fantajī Shikkusu) është një lojë vizuale e krijuar dhe e zhvilluar nga Squaresoft (që më pas do të bëhej Square Enix). Loja është nxjerrur në shitje për herë të parë në 1994 për sistemin SNES. Akoma më vonë një version tjetër do të lëshohej për konsolën PlayStation ku shumë gjëra ishin modifikuar, shtuar ose eliminuar. Më 30 nëntor 1996, në japoni doli edhe versioni për GameBoy Advance edhe pse kjo është akoma për t’u konfirmuar për Amerikën dhe Evropën.

Poster i FF VI, i lëshuar nga Squaresoft.

Final Fantasy VI, si seria e gjashtë e lojrave RPG Final Fantasy, ka në qendër të historisë një grup të rinj rebelësh që përpiqen të hedhin një sistem qeverisës diktatorial. Lufta e tyre kundra Perandorisë, merr një kthesë krejt ndryshe në fundet e lojës dhe tashmë nuk është thjeshtë një rebelim por një luftë për mbijetesën e tokës imagjinare (e pa emëruar nga Squaresoft) ku zhvillohen ngjarjet.

Derjtorët e Final Fantasy VI ishin Yoshinori Kitase dhe Hiroyuki Ito duke zëvëndësuar Hironobu Sakaguçi që ishte njëkohësisht edhe krijuesi dhe zhvilluesi i lojrave seri Final Fantasy. Gjithashtu FF VI përmbante më shumë opsione dhe një sistem më të zhvilluar luftimi se lojrat paraardhëse. Duke qenë një lojë për Snes, kjo lojë pavarsisht se përdorte një teknikë 24 megabitëshe, mbahet si një nga lojrat me grafikë më të mirë për konsolën Snes. Numri i personazheve të FF VI është gjithashtu numri më i madh i personazheve në të gjithë lojrat seri Final Fantasy. Akoma edhe sot ajo gëzon një namë të mirë midis adhuruesve të RPG-ve. Jo të pakta janë mendimet se kjo lojë ishte ajo që do të paraprinte RPG-të moderne. Historia, duke nxjerrur në dukje karakteristikat e personazheve shumtë të FF VI, është përpunuar bukur dhe ka një meritë të madhe në suksesin e lojës.

Loja nuk ka pasur ndonjë kusht moshe për lojtarët edhe pse përmbante pjesë të shumta nudizmi si edhe fjalor vulgar, një gjë kjo që është çensuruar në publikimet e vëndeve të tjera si në Amerikën Veriore dhe Evropë. Për t’u theksuar është se në Amerikë, kjo lojë është nxjerrur në shitje nën titullin Final Fantasy III. Kjo do të krijonte ngatarresa të shumta midis adhuruesve të kontinentit, aq sa edhe sot shumë persona i ngatarrojnë këto tituj midis njëri tjetrit.

Shiko edhe Redakto


Lidhje të jashtme Redakto