Fiset e Shqipërisë ose fiset shqiptare janë fise historike në Shqipëri dhe në Ballkanin Jugperëndimor të karakterizuara nga një kulturë e përbashkët, shpesh prejardhja e përbashkët dhe lidhjet shoqërore të përbashkëta. Shumica e tyre mbronin territorin dhe interesat e tyre kundër fiseve të tjera dhe forcave të jashtme.[1]

Shoqëria fisnore shqiptare u kristalizua qartë në malet e Shqipërisë së Veriut dhe zonave ngjitur me Malin e Zi, dhe gjithashtu ishte e pranishme në një sistem fisnor më pak të zhvilluar në Shqipërinë e Jugut.[2] Një nga elementët më të veçantë të strukturës fisnore shqiptare është varësia e saj nga doket kanunore.[3]

E trashëguar nga struktura e lashtë shoqërore ilire[4][5] duke lulëzuar deri në vitet e parë të shekullit XX, shoqëria fisnore shqiptare mbeti kryesisht e paprekur deri në ngritjen në pushteti të regjimit komunist në 1944, dhe konsiderohet si shembulli i vetëm i një sistem shoqëror fisnor që mbijetoi në Evropë deri në mesin e shekullit XX.[2]

Shqipëria e Veriut Redakto

Fakti që fiset e Shqipërisë së Veriut nuk u nënshtruan plotësisht nga Osmanët, është ngritur në nivelin e Ortodoksisë midis anëtarëve të fiseve. Një shpjegim i mundshëm është që Osmanët nuk kishin asnjë arsye për të nënshtruar fiset Shqiptare të veriut, sepse ata kishin nevojë për to si një burim i qëndrueshëm i mercenarëve. Osmanët zbatuan sistemin bajraktar brenda fiseve shqiptare të veriut dhe u dhanë disa privilegje bajraktarëve (krerëve të flamurit) në këmbim të detyrimit të tyre për të mobilizuar luftëtarët vendas për të mbështetur veprimet ushtarake të forcave Osmane.[6]

Në periudhën pa kontroll të qëndrueshëm fiset gjykonin anëtarët e tyre. Dënimet e zakonshme ishin gjobë, mërgim ose çarmatim. Shtëpia e pjesëtarit të mërguar të fisit do të digjej. Në Shqipëri çarmatimi u vlerësua si verdikti më i sikletshëm.[7]

Anëtarët e fiseve të Shqipërisë së veriut besojnë se historia e tyre themelohet në nocionet e rezistencës dhe izolimit.[8] Disa studiues e lidhin këtë besim me konceptin e "periferisë së negociuar". Përgjatë historisë territori i fiseve shqiptare të veriut të pushtuara ka qenë i kontestuar dhe periferik, kështu që fiset shqiptare të veriut shpesh shfrytëzuan pozitën e tyre dhe negociuan periferinë e tyre në mënyra fitimprurëse. Kjo pozitë periferike ndikoi gjithashtu në programin e tyre kombëtar, rëndësia dhe sfidat e të cilit janë të ndryshme nga ato në Jug të Shqipërisë.[9] Territorë të tillë periferikë janë zona të krijimit të kulturës dinamike ku është e mundur të krijohen dhe manipulohen historitë rajonale dhe kombëtare në dobi të individëve dhe grupeve të caktuara.[10]

Fiset Shqiptare të veriut kanë traditën e besës, një nga parimet morale themelore të së drejtës dokesore Shqiptare. Besa është një pjesë e rëndësishme e qëndrimit personal, familjar dhe shoqëror, dhe shpesh përdoret si shembull i Shqiptarizmit. Dikush që thyen besën e tij madje mund të dëbohet nga bashkësia i tij.

Lista e fiseve shqiptare Redakto

Sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit:

Të grupuara nga albanologu Robert Elsie:[11]

Fiset e Malësisë së Madhe Redakto

Fiset e Pultit Redakto

Fiset e Dukagjinit Redakto

Fiset e Malësisë së Gjakovës Redakto

Fiset e Pukës Redakto

  • Kabash
  • Thaç
  • Berish
  • Puke
  • Qerret
  • Mali i Zi
  • Lusha

Fiset e Malësisë së Lezhës Redakto

Fiset e Malësisë së Krujës Redakto

Fiset e Mirditës Redakto

  • Oroshi
  • Spaçi
  • Kushneni
  • Fandë
  • Dibrri
  • Kthella
  • Selita
  • Rraza
  • Malësia e Lezhes: *Kryezezi
                   * Bulgri
                   * Vela 
                   * Manatia

Fiset e Matit Redakto

  • Bushkashi
  • Mati
  • Kadiu
  • Doçi
  • Vatdodaj

Fiset e Drinit të sipërm Redakto

Fiset të tjera Redakto

  • Bobi
  • Boksi
  • Buza e Ujit
  • Bua
  • Çidhna
  • Dardha
  • Dervishaj
  • Dushi
  • Gimaj
  • Grizha
  • Gojani
  • Gjoni (Gjonima)
  • Idrizi
  • Kastrioti
  • Kenga
  • Komani
  • Kopliku
  • Luznia
  • Necol
  • Malakasoi
  • Mëgulla
  • Morina
  • Muhurri
  • Mumajesi
  • Ploshtani
  • Reçi i Dibrës
  • Shpata
  • Sheh Hysenaj
  • Skandëri (Homeshi)
  • Trojaku
  • Ura e Shtejtë
  • Vorpsi
  • Zogjaj
  • Trimi
Fiset e Gramshit
  • Trimi
  • Llapushi
  • Mema
  • Avdyli

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Elsie, Robert (2015). The Tribes of Albania: History, Society and Culture (në anglisht). I.B. Tauris. fq. 1. ISBN 1-78453-401-3.
  2. ^ a b Elsie 2015, ff. 1.
  3. ^ Galaty, Michael L. (2002). "Modeling the Formation and Evolution of an Illyrian Tribal System: Ethnographic and Archaeological Analogs". përmbledhur nga William A. Parkinson (red.). The Archaeology of Tribal Societies (në anglisht). Berghahn Books. fq. 109–121. ISBN 1789201713.
  4. ^ Galaty 2002, ff. 109–121.
  5. ^ Villar, Francisco (1996). Los indoeuropeos y los orígenes de Europa (në spanjisht). Madrid: Gredos. fq. 316. ISBN 84-249-1787-1.
  6. ^ Helaine Silverman (1 janar 2011). Contested Cultural Heritage: Religion, Nationalism, Erasure, and Exclusion in a Global World. Springer. fq. 120. ISBN 978-1-4419-7305-4. Marrë më 31 maj 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Balkanika. Srpska Akademija Nauka i Umetnosti, Balkanolos̆ki Institut. 2004. fq. 252. Marrë më 21 maj 2013. ...новчана глоба и изгон из племена (у северној Албанији редовно је паљена кућа изгоњеном члану племена). У Албанији се најсрамотнијом казном сматрало одузимање оружја. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Helaine Silverman (1 janar 2011). Contested Cultural Heritage: Religion, Nationalism, Erasure, and Exclusion in a Global World. Springer. fq. 119. ISBN 978-1-4419-7305-4. Marrë më 31 maj 2013. ... northern Albanians' belief about their own history, based on notions of isolationism and resistance. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Helaine Silverman (1 janar 2011). Contested Cultural Heritage: Religion, Nationalism, Erasure, and Exclusion in a Global World. Springer. fq. 119. ISBN 978-1-4419-7305-4. Marrë më 31 maj 2013. ... "negotiated peripherality"... the idea that people living in peripheral regions exploit their... position in important, often profitable ways... The implications and challenges of their national program.... in the Albanian Alps .. are very different from those that obtain in the south {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Helaine Silverman (1 janar 2011). Contested Cultural Heritage: Religion, Nationalism, Erasure, and Exclusion in a Global World. Springer. fq. 119. ISBN 978-1-4419-7305-4. Marrë më 31 maj 2013. Most scholars of frontier life ...to be zones of active cultural creation. .. individuals and groups are in unique position to actively create and manipulate regional and national histories to their own advantage, ... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Robert Elsie – The Tribes of Albania: History, Society and Culture". Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2017. Marrë më 9 shkurt 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)