Flori Mumajesi lindi më 23 gusht 1982 në Tiranë. Është një këngëtar dhe kantautor shumë i njohur shqipëtar. Në skenën shqiptare u paraqit fillimisht si këngëtar ku edhe ishte pjesë e festivalit Kënga Magjike në vtin 2002 me këngën “Nuk mund të vdes“, për të vazhduar më tej me pejsmarrjen e radhës në “Kënga Magjike“ në vitin 2004 me këngën “Gjithmonë do të jem me ty“. E nisi shumë mirë karrierën e tij si këngëtar në festivale duke mos anashkaluar pothuajse asnjë festival të mundshëm në Shqipëri apo Kosovë. Kështu e vazhdoi pjesëmarrjen nëpër festivale deri në vitin 2013. Mund të përmendim “Top Fest“, “Video Festi Muzikor“ dhe “Zhurma Show“

Ai njihet si njëri prej kompozitorëve dhe këngëtarëve më të mirë shqiptarë. Veprat e tij kanë zgjuar interesim të madh tek publiku shqipëtar por jo vetëm. Ai tani për tani ,është kompozitori më i kërkuar shqiptar. Ai ka realizuar shumë hite dhe shumë bashkpunime me shumë kengëtar si: Elvana Gjata, Luar , Julka, Orinda Huta, Soni Malaj, Getoar Selimi, 2po2 , Fuga , Klajdi Haruni , Ylli Baka ,Argjentina Ramosaj, etj.

Disa prej këngeve më të njohura të tij, si ne Kosov po ashtu edhe ne Shqiperi, janë: Crazy Girl, Making Off, Play Back, Gjithmonë, S'te Fal, Baby, I ngjan Asaj, Me zemër; Pa jetë; Ke ; Ku isha une ,Trendafil,Sanghai dhe shume kenge te tjera .

Flori po ashtu Ka marrë pjesë në: "Balkan Music Awards 2010" me hitin e tij shumë të njohur "PlayBack", duke përfaqësuar Shqipërinë denjësisht. Ai ka marrë edhe cmime në festivale të ndryshme shqiptare si VFM, Kënga Magike, Top Fest, etj. Në vitin 2014 bëri bashkpunim me Argjentina Ramosaj " Ku isha une ", e cila pati nje sukses te menjëhershëm dhe u pëlqye shumë nga fansat. Me 19 mars 2015 publikoi këngën kuq e zi je ti në bashkpunim me Elvana Gjaten këngë e cila i dedikohej kombëtares shqiptare te futbollit e cila pati nje jehonë të madhe në media dhe një sukses te menjehershem dhe te padiskutueshem që ne ditët e para te publikimit arriti miliona klikime. Ne qershor te 2015 publikoi këngën e tij të re ne bashkpunim me mikun e tij dj Vicky të quajtur Nallane. Ne muajn nëntor të po këtij viti Flori merr pjesë në festivalin kënga magjike 2015 me këngen e tij #mefjaletevogla e cila pati nje sukses të madh duke u pëlqyer dhe votuar nga publiku si rrjedhoje fitoi dhe cmimin e publikut dhe u rendit e pesta. Ne shkurt te 2016 publikoi këngën me titull Ku gabum një baladë e ndjerë dashurie. Me 18 mars bashkpunon me rreperin 2po2 për këngën me titull gone girl. Ne qershor të po këtij viti publikon këngën 123 me Besa Kokdhimën. Më 8 korrik 2016 publikon 2 këngën Beautiful dhe Nuk ma la të dyja në bashkpunim me rreperin Ledri Vula. Këngët e tij të fundit jan publikuar në djetor 2016 të dyja janë bashkpunime kënga e parë nallane 2 me dj Vicky dhe Tu luta me Shkurte Gashin të cilat morën sukses të menjehershëm dhe deri tani numërojnë mbi 12 milion klikime ne youtube.Viti 2018 ishte shume i sukseshme per te sepse u shpall fitues i Kenges Magjike dhe personazhi i vitit 2018

Lidhje të jashtme Redakto