Forca e Policisë Mbretërore të Grenadës

Forca e Policisë Mbretërore të Grenadës (FPMG) është përgjegjëse për zbatimin e ligjit në Grenada. FPMG-ja zbaton ligjet penale, ato të imigracionit dhe ato detare. Ai është gjithashtu përgjegjës për sigurinë e portit detar dhe shërbimet e zjarrit. Me 14 stacione policie dhe mbi 940 anëtarë të stafit, forca u përgjigjet mbi 15,000 krimeve dhe aksidenteve në vit. Forca e Policisë Mbretërore të Grenadës ka gjithashtu një forcë paraushtarake për mbrojtjen e saj kombëtare. [1]

Historia Redakto

FPMG-ja daton në vitin 1853 si thjesht Forca Policore e Grenadës. Në vitin 1854, FPMG-ja u bazua në Fort Xhorxh, Grenada dhe u mbështet nga Qeveria Koloniale e Grenadës. Forca u rrit ngadalë dhe deri në vitin 1923, forca e policisë kishte 92 ushtarë. [2]

Gjatë epokës së shkurtër revolucionare të Qeverisë Revolucionare Popullore në fillim të viteve 80', FPMG-ja njihej si Shërbimi i Policisë së Grenadës. Gjatë kësaj periudhe, policia humbi pothuajse të gjithë autoritetin e saj dhe u detyrua të delegonte shumë nga kompetencat e saj me Ushtrinë Revolucionare Popullore të sapoformuar. Selia e saj nën udhëheqjen e kryeministrit Mauris Bishop u zhvendos nga Fort Xhorxh (i riemëruar në atë kohë në Fort Rupert) në "Melville Street" më 24 maj 1979. [2]

  1. ^ "Royal Grenada Police Force". Arkivuar nga origjinali më 2009-04-22. Marrë më 2009-01-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Overview". rgpf.gd. Marrë më 2023-03-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name ":0" defined multiple times with different content