Francesco Granacci (Villamagna, 1469 - Firence, 30 nëntor 1543) ishte një piktor italian i stilit rilindas dhe manierist. Qe shok i ngusht i Michelangelo-s që nga koha e formimit te punishtja e Ghirlandaio-s.

Francesco Granacci
Portreti i Granacci-t te biografia e Jetëve të Giorgio Vasarit - 1568
U lind në
Bagno a Ripoli
Vdiq
Firence
ShtetësiaItaliane/Fiorentine

Biografia Redakto

Lindi në Villamagna në komunën e Bagno a Ripoli. I formuar në atelienë e Domenico Ghirlandaio-s me mikun e tij, Michelangelo Buonarroti, me të cilin, me rekomandimin e tij u futën në shkollën e Lorenzo-s së Mrekullueshëm Giardino di San Marco.

 
Adhurimi i Krishtit femije, rreth vitit 1500, Honolulu Museum of Art, Hawaii

Përvetësoi aq mirë pikturën e katërqintës, sa në harkun e gjatë të prodhimtarisë së tij i mbeti besnik disa stilemave, në detaje dhe kompozime, duke e bërë shpesh herë të pa sigurtë datimin e veprave të tij, për të cilat, në këtë mënyrë është themelore biografia te Jetët e Vasarit, ku janë listuar vepra të shumta, të gjitha të lokalizuara edhe pse ndonjëherë nuk janë datuar saktësisht.

Veprat e para rinore qenë të ndikuara nga stili i Filippino Lippi-t, si Madona në fron midis shenjtëve Michele dhe Gjon Pagëzori (Staatliche Museen, Berlin), Adhurimi i fëmijës (Academy of Art, Honolulu) dhe Katër histrori të Shën Gjon Pagëzorit (të ndara midis New York-ut, Liverpool-it dhe Cleveland-it), të pajisura me një damar të gjallë narrativ dhe me gjasa të krijuara për një porositës privat në fiorentin.

Në vitin 1504, mori pjesë në komisionin për vendosjen e DaviditMichelangelo Buonarroti-t dhe në vitin 1508 shkoi në Romë, ku, me artistë të tjerë, ndihmoi Michelangelo-n të shndërronte shenjat e kartonave në afreske në kubenë e Cappella Sistina-s.

 
Madona me femijen dhe Gjon Pagezorin femije, realizuar nga Granacci nen ndikimin e Raffaello-s

I kthyer përsëri në Firence, pikturoi një Madonë me fëmijën midis shenjtëve Françesko dhe Jeronim për konventin e agostinianëve të San Gallo-s (sot në Galleria dell'Accademia), me disa ndikime nga Fra Bartolomeo dhe i riu Raffaello Sanzio. Madona e brezit[1](«Virgjëresha var posht rripin e saj për të bindur Shën Thomain mosbesues për Ngjitjen e saj»), pikturë në dru, Galleria dell'Accademia di Firence. Ardhur nga kisha e San Pietro Maggiore[2] për Compagnia di San Benedetto Bigi, dhe në 1515 mori pjesë në dekorimin e qytetit për vizitën në Firence të papa Leonit të X; të të njëjtës periudhë janë edhe Historitë e Shën Jozefit (të ndara midis Galleria degli Uffizi dhe Palazzo Davanzati), dhe panelet për Camera nuziale Borgherini.

Pak më vonë realizoi një tjetër porosi prestigjoze, retablo-ja për konventin e Sant'Apollonia-s në Firence, sipas Vasarit e pikturuar sipas një skeme të dhënë nga vetë Michelangelo Buonarroti, nga e cila mbeten vetëm disa fragmente të predelës në Akademinë e Firences, dhe tablotë anësore në Mynih, Alte Pinakothek, mes të cilave janë disa tablo të predelës me Lajmërimin dhe Historitë e shenjtëve martirë. Duke ndjekur me besnikëri modelet e Michelangelo-s kaloi në një trajtim më të lehtë dhe të lirë, me teknikë të sigurtë dhe të rrjedhshme, ekspresivisht të gjallë, duke krijuar një monumentalitet të jashtëzakonshëm klasik.

Pjekurinë e plotë artistike e arriti në 1519, me vepra si Madona me fëmijën dhe Shën Gjoni fëmijë (Muzeu i Artit Perëndimor dhe Lindor të Odessa-s), me tejkalimin e stilemave të katërqintës drejt një ndjesie më komplekse dhe moderne të hapësirës kompozitive dhe të lëvizjes.

 
Jozefi prezanton të atin dhe vëllezërit para faraonit, Galleria degli Uffizi, Firence

Në vitet 1520, realizon retablo të shumta për rajonin fiorentin. Solide dhe të mirë proporcionuara, veprat e tij janë shembuj të shqetësimeve të bashkëkohësve të tij (Montemurlo, San Pietro në Quintole, Santa Maria me rripin e varur, San Donnino në Villamagna, santa Verdiana në Castelfiorentino).

Veprat e viteve 1520-1525 tradhëtojnë një ndikim të drejtpërdrejtë nga Fra Bartolomeo (Madona në fron mes Shën Sebastianit dhe Shën Françeskut në Castelfiorentino, Biseda e shenjtë në Montemurlo), ndërsa i nënshtrohet ndikimit të Pietro Perugino-s pala e Virgjëreshës së Ngjitur dhe katër shenjtë (Galleria dell'Accademia, Firence, afërsisht 1525). Ndikimi i Jacopo Pontormo-s dhe piktorëve të tjerë manierist ndërkohë, e çuan pikturën e Granacci-t në zgjidhje origjinale, që piktori përdori mbi të gjitha në veprat me përmasa të vogla (si panelet për Camera nuziale Borgherini, Kapja e Jozefit dhe Jozefi i prezanton të atin dhe vëllezërit faraonit, vaj në dru, Galleria degli Uffizi, Firence), ndërsa te ato me përmasa të mëdha parapëlqen akoma një stil klasikexhant.

Në mënyrë të dukshme manieriste, është pëlhura e madhe me Hyrjen e Karlit të VIII në Firence (1527, Galleria degli Uffizi) ose Martirizimi i dhjetë mijë shenjtëve, në kishën e shenjtorëve Simon dhe Juda në Firence, që është një vepër e fundit të viteve 1530[3]. Që të dyja këto vepra i përkasin periudhës së tij të fundit.

Vdiq më 30 nëntor 1543 në Firence dhe u varros në kishën e Sant'Ambrogio-s.

Galeria e veprave Redakto

Shiko edhe Redakto

Michelangelo Buonarroti

Domenico Ghirlandaio

Rilindja

Referime Redakto

  1. ^ inventari 1890: N° 1596
  2. ^ Mina Gregori, Le Musée des Offices et le Palais Pitti: La Peinture à Florence, Editions Place des Victoires, 2000 (ISBN 2-84459-006-3), fq.199
  3. ^ Elena Capretti, «Biographies», te Mina Gregori, Le Musée des Offices et le Palais Pitti, Paris, Editions Place des Victoires, 2000 (ISBN 2-84459-006-3), fq. 649

Bibliografia Redakto

  • Rosanna Caterina Proto Pisani (nën kujdesin e), Museo di Santa Verdiana a Castelfiorentino, Edizioni Polistampa, Firenze 2006.
  • Sydney Joseph Freedberg (1978). Pintura en Italia, 1500-1600. Editorial Cátedra, Madrid. ISBN 84-376-0153-3, pp. 100–101.
  • Giorgio Vasari. Las Vidas de los más excelentes arquitectos, pintores y escultores italianos desde Cimabue a nuestros tiempos, Editorial Cátedra (2002), ISBN 84-376-1974-2
  • The Grove Dictionary of Art, MacMillan Publishers (2000).
  • Mina Gregori, Le Musée des Offices et le Palais Pitti, Paris, Editions Place des Victoires, 2000 ISBN 2-84459-006-3.

Lidhje të jashtme Redakto

  • "Skeda online në Musei Chianti". Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2007. Marrë më 12 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • "Francesco Granacci në Artcyclopedia" (në anglisht).
  • (spanjisht) Biografía e Francesco Granacci-t Te "Jetët" e G.Vasari, edic. 1550.
  • Francesco Granacci në gallerinë virtuale të Galleria degli Uffizi.
  • Francesco Granacci në Web Gallery of Art.
  • Italian Paintings: Florentine School, nga katalogu i koleksionit me informacione rreth Granacci-t dhe veprave të tij (shiko faqet: 180-186).