Frymëzimet djaloshare është përmbledhje poetike e autorit shqiptar Ismail Kadare. Kjo është vepra e tij e parë e botuar në vitin 1954, në 4000 kopje, nga Ndërmarrja Shtetrore e BotimeveTiranë ku po u shtyp në stabilimentin "Mihal Duri".[nevojitet citimi]

Frymëzimet djaloshare (Lirika)
AutorIsmail Kadare
ShtetiShqipëria
Gjuhashqip
BotoiNdërmarrja Shtetrore e Botimeve
Faqe56

Përmbajtja Redakto

Libri ndahet në dy pjesë: e para (faqet 3-42) përmban 35 poezi [nevojitet citimi] (shumica e poezive është kushtuar Atdheut); e dyta (faqet 43-54) përmban një farë poemi me titull "Rruga e dritës" i ndarë në 14 poezi dhe shpjegohet nga Autori se ai është "Kushtuar shokëve të mi të gjimnazit 'Asim Zeneli'.[nevojitet citimi]

Ja poezia që i jep titullin vëllimit (faqja 42):

FRYMËZIMET DJALOSHARE

Do ikin vjetët... Koha shkon pa fare.
Dhe ditët e rinisë s'kthehen më.
Veç ju o frymëzimet djaloshare,
Me ne do të qëndroni gjithënjë.

Dhe kur sërish të hapim këto fletë
E të kujtojmë ëndërat plot zjarr:
Ne përsëri do kemi n'ato vjetë
Dhe shpirtin edhe hovin djaloshar.

Bibliografia Redakto

Belluscio G., "Le ispirazioni giovanili" di Ismail Kadare nella sua prima raccolta poetica Frymëzimet djaloshare (1954). Atti del convegno La scrittura obliqua di Ismail Kadare, Venezia, 3 maggio, 2011.(A cura di A. Scarsella, G. Turano, Granviale Editore, Venezia, 2012, pp. 59–88.