Gjeni konsiderohet një person i cili me sukses aplikon një teknikë të panjohur më parë për të krijuar një vepër nga Arti, Shkenca, Teknika, ose një mjeshtër i cili jep një kontribut origjinal në avancimin e teknikave të njohura. Gjeniu zakonisht posedon një inteligjencë të lartë, aftësi superiore në një lëmi të caktuar, një kapacitet të jashtëzakonshëm intelektual për krijimin e veprave origjinale të cilat nuk janë hasur më parë, Veprat e gjeniut shoqërohen ose karakterizohen nga një individualitet i theksuar i cili shpreh një imagjinatë të lartë.

Ajnshtajni nje Gjeni

Termi gjeni mund të përdoret edhe për dikë i cili ka dhunti dhe aftësi të larta në shumë degë të ndryshme të artit shkencës etj ose edhe për dikë i cili posedon talent të lartë vetëm në një fushë të caktuar, p. sh në një sport, literaturë, filozofi, muzikë, Gjuhësi, Matematikë, poezi. Gjeniu shenjat e para të talentit i shfaq që në fëmijëri por edhe më vonë dhe dallohet nga të tjerët për kah origjinaliteti dhe zgjuarsia, ka vizione të qarta dhe një memori superiore.

Sipas profesorit Howard Gardner në librin e tij nga viti 1983 Frames of Mind inteligjenca mund të klasifikohet në 7 tipe kryesore p. sh. vetëm 3 përqind e krejt popullatës mund të ketë një gjeni në muzikë.

Inteligjenca mund të matet me testin e inteligjencës i cili numerikisht e përcakton të ashtuquajturin koeficient të inteligjencës IQ. Dy psikolog të famshëm amerikan Lewis Terman dhe Leta Hollingworth që kanë studjuar inteligjencën, sugjerojnë se kufiri i poshtëm për të qenë një person gjeni është sipas Dr. Terman IQ > 140, dhe sipas Dr. Hollingworth IQ > 180.

Sipas Fjalorit të Shqipes së sotme, fjala gjeni knenkupton një njeri që ka fuqi dhe mprehtësi të jashtëzakonshme mendore, e aftësi krijuese dhe talent në një fushë të veprimtarisë krijuese. Gjeniu (lat.) genitus, frymë, hyjni mbrojtëse… shkalla më e lartë e fuqisë dhe mprehtësisë mendore, e aftësisë dhe talentit të njeriut.. njeriu me aftësi të jashtëzakonshme mendore, aftësi krijuese dhe talent shumë të madh=gjenialitet, fuqi mendore, njeri me aftësi të shvilluara në nivel të lartë që manifestohet në veprimtarinë e vlerave artistike, shkencore teknike, njeriu që ka fuqi, mprehtësi dhe talent shumë të madh i përsosur në shkallën më të lartë. Ky nivel i lartë i zhvillimit të aftësive te gjenitë është dëshmuar me zbulime epokale.

Ka njerëz të zakonshëm edhe të jashtëzakonshëm Redakto

Roli i personaliteteve të mëdha në histori: Sipas Hegelit nuk paraqet ndonjë rezultat individi por, anasjelltas, personi është rezultat i rrethanave historike. Me këtë nuk pohohet se nuk ka personalitete të mëdha… me aën e të cilëve-tyre sendërtohet domosdoshmëria historike Njrëzit e jashtëzakonshëm janë të tmershëm, duke filluar nga Adami e deri te Krishti e të gjithë gjenitë-krijuesit… ishin dyftyrsha, të poshtër, djaj... edhe engjëj edhe djajë..shih te veset.. Njrëzit e jashtëzakonshëm do te thotë jane njerez tëe njerëzit e magnetizuar: hekuri i magnetizuar ngrit peshë gati 12 herë më shumë se pesha e vetë, po e çmagnetizove nuk mund të ngrisë sa edhe një pendël! Vetëm njerëzit me çrregullime shpirtërore e mendore mund të bëhen poet e profet! Aristoteli... Hipokrati vërejti se çmenduria është pasoj e çrregullimeve të lukthit e zorrëve-taitjes-sekrecionit shkak i mosfunksionimit të mëlqisë dhe shpnetkës.. nga sekrecioni i këtyre organeve, si dhe hormonet e gjëndrrave të hipofizës, varet edhe ndërtimin fizik-trupor-I fytyrës, hundës, nga edhe varet aftësia krijuese e gjenive… shih, Betoveni, Napoleoni, Bizmarku etj. Sa janë të çmendur ata mund të krijojnë poezi, po u shëruan nuke kanë më këtë aftësi!..Vargjet e mira krijohen vetën në gjendje ngazëllimi.