Gjergj Zheji (1926 - Tiranë, 10 qershor 2010) ka qenë arsimtar, përkthyes, redaktor, studiues i vargëzimit dhe folklorit, profesor universitar dhe rektor.

Biografia Redakto

U lind në Gjirokastër, i biri Spiro Ballos (Zheji i Zagorisë, 1903 - Tiranë, 1989) dhe i Theodorës së Niko Petridhit, gjirokastritë. Familja pati dy djem dhe tri vajza: Gjergji, Petro, Vera, Amalia dhe Liljana.[1] I ati pasi punoi në një hotel-restorant, bëri kërkesë dhe iu pranua që të ndiqte shkollimin ushtarak në Modena në vitet e monarkisë, u gradua më vonë si major me shërbim dhe jetesë në Tiranë. Në një bibliografi që pasqyron një libër që ka qenë i të atit të Petros, jepet grada dhe banesa, Ajutanti i Kumandës fuqisë Armate Tiranë. Ndë rrugë të Durrësit.[2] I ati u internua njëherë u burgos në Bari dhe më pas u internua në Gazzoldo degli Ippoliti. Nuk e përfilli thirrjen për t'iu bashkuar LNÇ, arsye për të cilën e burgosën te burgu i Selvisë shkurtimisht,[3] ia sekuestruan shtëpinë dhe e larguan nga Tirana drejt Zhejit, fshtatit të prejardhjes. Ndërsa i ati i tij, Kolo Ballo kishte qenë Kryetar i Këshillit Popullor të fshatit Zhej, si dhe anëtar i Këshillit Antifashist  Nacionalçlirimtar të krahinës së Zagorisë.[1]

Ndoqi dhe kreu gjimnazin "Qemal Stafa"[4] dhe më tej do ndjekin Institutin Pedagogjik dyvjeçar në Tiranë[5]. Punoi si mësues në gjimnazin "Petro Nini Luarasi", redaktor në sektorin e kritikës të revistës "Nëntori"[6] pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Më pas si libretist në TOB. Nis të punojë si pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, si pedagog dhe rektor i Akademisë së Arteve të Bukura. Themeloi shtëpinë botuese "Plejad" me Ndriçim Kullën.

Veprimtaria Redakto

Ka dhënë kontribut të rëndësishëm në disa fusha, dhe ka qenë i pari studiues që ka realizuar një monografi për jetën e Andon Zako Çajupit. Në punën e tij spikasin studimet për metrikën shqipe, me një vlerë të padiskutueshme, studimet për folkorin, një varg shkrimesh kritike. Gjergj Zheji njihet dhe vlerësohet si kritik letrar dhe i kulturës shqipe, si ndër themeluesit e teorisë së metrikës shqipe, modernizuesi i lëndës së folkloristikës shqiptare, studiues i autorëve të Rilindjes Kombëtare, të atyre të periudhës midis dy Luftrave dhe asaj bashkëkohore, etj.

Ndër veprat letrare të përkthyera nga Gjergj Zheji, përmenden Rinoqeronti nga Eugène Ionesco, Përallat e Car Sulltanit nga Aleksandër Pushkin, Metafizika e dashurisë nga Artur Shopenhauer, Ekzistencializmi është humanizëm i Zhan Pol Sartit, Aventurat e Hekelber Flintit i Mark Tuein, etj. Ai ka dhënë një kontribut të madh në hartimin e shumë librave të antologjisë së letërsisë bashkëkohore shqiptare e më gjerë, deri te Leximi Letrar Alessia Miftari.

Botime Redakto

  • Muret e Krujës
  • Rusha, red. Jakov Xoxa
  • Pupagjeli dhe shokët e tij, me ilustrime nga Zef Bumçi.
  • Bazat e vargëzimit shqiptar, Tiranë: Naim Frashëri, 1988.

Referime Redakto

  1. ^ a b Kapetani, Kiço (11 shkurt 2020). "Petro Zheji, përkthyesi i pashoq". gazetadita.al.
  2. ^ Vozga, Ramazan (2010). Libri shqip 1555-1912 në fondet e Bibliotekës Kombëtare (PDF). Tiranë: Biblioteka Kombëtare. fq. 318. ISBN 978-99927-731-7-8. Togger Spiro Zheji, Ajutanti i Kumandës fuqisë Armate Tiranë. Ndë rrugë të Durrësit. Shtëpija e tij mbë krahë të shtëpisë Kristo Luarasit.
  3. ^ Qafëzezi, Robert (12 mars 2013). "Persekutimi i Petro Zhejit në Tiranën e diktaturës". voal-online.ch.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ Gjimnazi “Qemal Stafa”, 85 vjet nga krijimi, 06 dhjetor 2010.
  5. ^ Bomba në ambasadë, Zheji: Kur i shpëtova pushkatimit, Shqip.
  6. ^ Peçi A., Lidhja e shkrimtarëve, kritikat në KQ të PPSH për Petro Markon, Dossier - Shqiptarja.com, 25 mars 2014.