Gjinia asnjanëse (gjuh.) është një kategori leksiko-gramatikore në një varg gjuhësh, sipas së cilës emrat (gjuh.) dhe disa përemra (gjuh.) ndahen në asnjanës, marrin trajta të ndryshme gjatë lakimit dhe kërkojnë përkim të caktuar kur lidhen me fjalë të tjera. Emrat e gjinisë asnjanëse në shqip mbarojnë me mbaresat: -it dhe -t. Gjinia asnjanëse është njëra nga tri gjinitë e gjuhës shqipe. Gjinitë e tjera janë gjinia mashkullore( emrat mbarojnë me -i ose u ) dhe gjinia femërore,( emrat mbarojnë me -a ose ja).

Asnjanësi në gjuhën shqipe Redakto

Kategoria gramatikore e gjinisë është e trashëguar nga gjuha indoevropiane. Si kategori gramatikore ajo ndryshon nga të gjitha kategoritë e tjera të emrit, për arsye se një emër i përket një gjinie të caktuar. Asnjanësi është gjinia e tretë e emrave. Në krye të herës ajo mund të ketë përfshirë tërë emrat e sendeve që nuk kishin gjini natyrore, si rrjedhim, nuk mund të përfshiheshin në dy gjinitë që dallohen sipas seksit, por më vonë ajo do të jetë kufizuar vetëm në emrat që tregonin lëndë të pandashme, si rrjedhim janë të panumërueshëm. Të tillë janëato që emërtojnë drithin, mjaltin, gjalpin, ujin, vajin, gjakun, miellin, brumin, kripën, dhjamin, etj. Krahas këtyre, në këtë gjini janë përfshirë edhe emra abstraktë, që përgjithësisht janë të panumërueshëm. Prandaj në gjuhët që e kanë ruajtur këtë gjini, emra të tillë janë përgjithësisht të gjinisë asnjanëse.

Në latinishte hordeum "elb", sāl "kripë, oleum "vaj ulliri", mare "det", corpus "trup, aurum "ar", argentum "argjend", nōmen "emër". Në gjermanishte janë asnjanës Wasser "ujë", Mehl "miell", Öl "vaj", Blut "gjak", Fett "dhjamë", etj[1].

Referime Redakto

  1. ^ Topalli, Kolec (2011). Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Tiranë: Botimet Albanologjike. fq. 210–211. ISBN 978-99956-43-52-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)