Hormonet më kryesore të këtij grupi janë kortizoni dhe kortizoli. Këto hormone krijohen në qelizat e zonës fascikulare. Sipas strukturës kimike i takojnë grupit të steroideve. Roli kryesor i këtyre hormoneve është rregullimi i metabolizmit të sheqeranve. Kur gjenden me tepricë është vërejtur një zbërthim më intensiv i proteinave, e atëherë si produkte të zbërthimit të proteinave fitohen aminoacidet. Këto hormone e stimulojnë sintezën më intensive të glukozës dhe të glukogjenit prej aminoacideve dhe prej komponentëve të zbëerthimit të lipideve. Biosinteza e glukozës ose e glukogjenit prej substancave që nuk janë sheqerna (si p.sh. prej aminoacideve ose prej produkteve të zbërthimit të lipideve-glicerolit ose acideve yndyrore) quhet glukoneogjenezë. Nga kjo shihet se kur rritet sasia e këtyre hormoneve në organizëm rritet edhe transformimi i proteinave në glukozë që ndikon në shfaqjen e sëmundjes së sheqerit. Këtë çrregullim e shkakton edhe rritja e sekretimit të mineralokortikostreoideve dhe androgjeneve. Sëmundja quhet sindroma e Hushingut.

Zvogëlimi i sasisë së glukokortikosteroideve shkakton hipogliceminë. Kjo ekziston te sëmundja e Adisonit. Këto hormone e zvogëlojnë edhe lëshueshmërinë e membranave qelizore, zvogëlojnë numrin e limfociteve dhe të leukociteve eozinofile në gjak periferik.