Google Pages, Google Page Creator (lexo: Gugle Pejxh Kriejtër, sq. Krijues Faqesh nga Gugëll) është një nga projektet e laboratorit të Google Inc. që mundëson krijimin e faqes personale. Fillimisht ky shërbim është me një html editues shumë të thjeshtë dhe me një mundësi aplikimi shumë të kufizuar, edhe pse për fillestarët e fazës më të parë të ndërtimit të një faqe interneti është një lehtësim shumë i madh.

Përparësia e googlepages ndaj një labori tjetër për ndërtimin e faqeve personale është lidhja direkte e edituesit të faqes me postën elektronike, pra me të njëjtin regjistrim të postës elektronike (psh: emrijuaj@gmail.com) keni dhe mundësi për ndërtimin e një faqeje personale (psh: http://emrijuaj.googlepages.com), pastaj përparësi tjetër është futja e drejtpërdrejt e nyjeve tuaja, ose faqes suaj në përgjithësi, në motorin e kërkimit Google Search si dhe krijimi i faqes është pas asnjë reklamë.

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto