Goriçan Çlirimi

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Beratit

Goriçan Çlirimi është një fshat në Rrethin e BeratitShqipëri.

Goriçan Çlirimi

Prefiksi i telefonit i këtij fshati është: 00355 36.

Gjeografia Redakto

 
Zona e fshatit

Goriçani ka një pozitë gjeografike mjaft të përshtatshme për zhvillimin e çdo lloj veprimtarie bujqësore e blegtorale, të frutokulturës etj)! Ky fshat ka një përshtatshmëri për keto degë të ekonomisë falë tokave pjellore edhe falë pozitës së tij mjaft interesante. Goriçani përbëhet nga një pjesë prej rreth 65% kodra, pjesa tjeter është fushë, këtu fillon edhe fusha e Myzeqesë, një nga më të medhatë në Shqipëri. Ky fshat gjenden, në trekëndëshin, mund ta quajmë, që formojnë tre qytetet e mëdha të: Berati, Fieri dhe Lushnja. Në këtë fshat gjendet një Rezervuar i ndërtuar në vitet e 80-ta për t'i shërbyer komunitetit në rrethinat afer tij. Ky rezervuar ka një siperfaqe prej rreth 500 hektarë dhe furnizon disa rezervuarë të vegjël të fshatrave të kumunës Kutalli. Në fshatin e Goriçanit kalon edhe një nga lumenjtë më të medhenjë dhe më të rëndesishëm të Shqipërisë, lumi Seman.

Demografia Redakto

Goriçani ka rreth 3 000 banorë (të dy Goriçanët, Goriçan Çlirim edhe Goriçan Pasha) si dhe rreth 800 familje. Popullsia eshte ndikuar nga emigrimi ne qytet dhe ne vitet e fundit edhe ne Greqi, Itali madje edhe ne Turqi. Pjesa me e madhe e banoreve jane te besimit musliman dhe pjesa tjeter ortodokse.Si pjesa me e madhe e Shqiperise, besimi eshte jopraktikant por thjesht i trasheguar.

Ekonomia Redakto

Pozita e favorshme gjeografike dhe inisiativa private e banoreve te fshatit ka bere qe te zhvillohen kultivimi i ullirit, vreshtave dhe serat me ngrohje per kultivimin e perimeve. Produktet bujqesore dhe sodomos ato te serave eksportohen sidomos ne Kosove.

Historia Redakto

Arsimi Redakto

Si të gjithë fshatrat e kësaj komune edhe ky fshat nuk ka një shkollë të ciklit të mesëm, që do të thotë nxënësit e vazhdojnë atë në Kutalli ku edhe është shkolla e mesme e përgjithshme.

Lidhje të jashtme Redakto