Gramatika studion mënyrën e përdorimit të fjalëve me njëra-tjetrën në ligjërim.

Gramatika është dega më e rëndësishme e gjuhësisë, sepse ajo studion strukturën e gjuhës e kjo është ana më themelore e gjuhës. Me këtë fjalë kuptojmë shkencën që merret me studimin e rregullave të ndryshimit të fjalëve dhe të bashkimit të tyre në togfjalësh e në fjali.

Tradicionalisht gramatika ndahet në Morfologji dhe Sintaksë.

Morfologjia Redakto

Morfologjia merret me studimin e rregullave, sipas të cilave fjalët pësojnë ndryshime si dhe klasifikimin e tyre nëpër klasa. Në morfologji hyjnë fjalët që janë me rregulla gramatikore si togëfjalëshin. Morfologjia ka : emër, mbiemër, folje, ndajfolje, lidhëz, përemër.

Sintaksa Redakto

Sintaksa merret me studimin e rregullave të bashkimit të fjalëve në togfjalësh e në fjali dhe të fjalive në periudhë. Sintaksa si emër vjen nga Greqishtja e vjetër dhe është folje q.d.t.th. bashkë-paraqitje, bashkë-vendosje. Sintaksa merret me kombinacionin e fjalëve nga njësitë më të vogla deri tek njësitë më të mëdha siç është fjalia. Sintaksa nuk mund te ndahet nga komponentët e tjerë të gramatikës, siç janë morfologjia (p.sh. siç është fleksioni dhe leksikoni morfologjik) , fonologjia (p.sh. siç është theksi dhe lëvizja e tonit), semantika (p.sh kuptimi i fjalëve dhe i fjalive që quhen dhe kritere semantike).

Lidhje të jashtme Redakto