Granulocietet bazofile janë pjesëza të gjakut që ju takon leukocitëve. Ato përmbajnë një numër të madh të granulave jo të rregullta, ndër tjerash përmbajnë Histamina si dhe Heparinin. Në pasqyrën e gjakut ato përmbëjnë vetëm (< 2 %). Bazofilet janë granulocite që prodhohen dhe vijnë prej palcës së ashtit. Aktivizimi i qelizës imunologjike, të cilat përmbajnë receptorë IgE, mund të shpiej deri tek një reaksion i menjëhershëm alergjik, siç është Rhinitis. Një aktivizim sistematik i kësaj qelizeje (pra aktivizim në tërë trupin) mund të shpiej deri tek shok-anafilatik. Tek shumëzimi i granulociteve bazofile në gjak mund të vij deri tek sëmundjet mieloproliferative, veçanërisht leukemi mielotike kronike.

Granulocite bazofile