Gripi është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi i familjes orthomyxoviridae. Është një sëmundje sezonale dhe shkakton dëmtim në organet e frymarjes.Më së shumti ka ndikim tek fëmijët dhe të moshuarit.

Llojet e gripit Redakto

Epidemi/Pandemi të gripit Redakto

Si epidemi e gripit ose grip i rëndë merret kur 10-20 % e popullsisë së një regjioni janë të infektuar. Bartësit më aktivë dhe njëherit kryesor të infektimit janë fëmijët.

Shkaktarë të epidemisë dhe pandemisë janë viruset epidemik të grupit A dhe rrallë herë të grupit B. Këta virus janë në gjendje të ndërrojnë gjatë kohës molekulat antigjene të sipërfaqes : Hemaglutin (H) dhe Neuraminidase (N) dhe më këtë gjatë një ri-infektimi depërtojnë sistemin e imunitetit të njeriut.

Për këtë shkak në vitin 1948, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një rrjetë prej 110 laboratorëve, në të cilët punohet për lokalizimin, identifikimin dhe përcjelljen e krijimit të varianteve të reja të viruseve. Në bazë të rezultateve të këtij rrjeti, organizata parashikon rrjedhat e zhvillimit të varianteve, për të cilat i informon shtetet anëtare.

Pandemitë e shekullit XX janë emërtuar nga vendi, nga i cili rrjedhin :

Pandemia edhe më tutje në kohën e tashme është një rrezik i vërtet për shëndetin në mbarë rruzullin tokësor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përhapja e një epidemie të gripit paraqet një ndër rreziqet më të mëdha duke llogaritur sistemet e mbingarkuara shëndetësore në shumë vende të botës.

Shih edhe Redakto

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ Praxis Medica 47 Arkivuar 2 mars 2007 tek Wayback Machine Revistë e Shoqatës së Mjekëve të Kosovës