Guglielmo Stendardo

futbollist italian

Guglielmo Stendardo (i lindur më 6 maj 1981) është një mbrojtës italian i cili aktualisht luan për ekipin italian Atalanta.

Guglielmo Stendardo
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1981-05-06) 6 maj 1981 (42 vjeç)
VendlindjaNapoli, Itali
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)
PozicioniQëndër–Mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Atalanta
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1997–1998Napoli1(0)
1999–2002Sampdoria32(0)
2002–2003Salernitana17(4)
2003–2005Perugia39(3)
2003–2004Catania (Huazim)42(0)
2005–2012Lazio85(6)
2008Juventus (Huazim)5(1)
2008–2009Lecce (Huazim)21(0)
2012-Atalanta59(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 10 nëntor 2013

Vëllai i tij Mariano, është gjithashtu një futbollist i cili luan aktualisht me SavoianSerie D.

Karriera Redakto

Fillimet dhe vitet në Serie B Redakto

Ai e filloi karrierën e tij tek Napoli sëbashku me vëllain e tij Mariano, ai bëri debutimin e tij në Serie A më 16 maj të vitit 1998 në ndeshjen kundër Barit (2–2). Ai luajti vetëm një sezon në klub duke luajtur vetëm 1 ndeshje dhe në vitin 1998 u transferua tek Sampdoria ku luajti 5 sezone në Serie B, ai luajti gjithsej 33 ndeshje në ligë.

Në sezonin 2002–03, ai u huazua për gjashtë muaj tek Salernitana ku luajti 17 ndeshje dhe shënoi 4 Gola. Pasi huazimi mbaroi, Stendardo u huazua tek Catania që luante në Serie B. Atje ai arriti të luante 43 ndeshje në të gjitha kompedicionet por nuk e gjeti rrugën e Golit. Pasi mbaroi huazimin tek Catania, ai u ble nga skuadra e Perigias, atje qëndoi 1 sezon ku luajti 32 ndeshje dhe shënoi 2 Gola.

Kthimi në Serie A Redakto

Arritja tek Lazio Redakto

Pasi Perigia e udhëhequr nga Luciano Gaucci dështoi për tu ngjitur në Serie A, në sezonin 2005–06, Stendardo u transferua tek SS Lazio. Në sezonin e tij të parë, ai luajti 18 ndeshje dhe Golin e parë dhe të vetëm në atë sezon e shënoi në fitoren 1–4 kundër Ascolit. Në sezonin e dytë, Stendardo luajti 21 ndeshje dhe shënoi 3 Gola (1 kundër Udineses, Parmës dhe 1 tjetër në fitoren vendimtare 1–0 kundër Messinës).

Sezoni 2007–08 filloi me dëmtimet e Sebastiano Siviglias dhe Modibo Diakité, Stendardo sëbashku me Emílson Sánchez qëndruan në pjësën e parëtë sezonit në mbrojtje, performancat e tij në mbrojtjen vinin në ulje dhe ngritje.