Haki Mulleti (Tiranë, 2 janar 1896 - 1958) ka qenë nëpunës i shtetit shqiptar dhe sekretar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Biografia Redakto

Mësimet parauniversitare i mori në Manastir kurse studimet e larta i kreu në Universitetin e Vjenës, të cilat i përfundoi në vitin 1920 duke u profilizuar për buxhetin në legjislacionin e kontabilitetit. Zotëronte 7 gjuhë të huaja si italisht, frëngjisht, gjermanisht, latinisht, turqisht, osmanisht dhe arabisht.

Menjëherë pas universitetit emërohet sekretar i dytë në ministrinë e Brendshme të drejtuar nga Sulejman bej Delvina. Më pas më 1924 në qeverinë e Fan Nolit emerohet këshilltar për buxhetin dhe shkarkohet me ardhjen e Zogut si kryeministër dhe nga ky moment ai hap një zyrë private avokatie. Arrestohet dy herë nga Ahmet Zogu njëherë pas atentatit që iu bë atij në Vienë më 1931 dhe të dytën pas kryengritjes së Fierit1935 por në të dyja rastet del i pafajshëm pas 1 viti burg. Por për të ka dhe një arrestim të tretë e spektakolar në Selanik të Greqisë me 1944 nga komunistt grekë të cilët në bashkëpunim me komunistët shqiptarë të grupit të Korçës e dërgojnë në Shqipëri ku gjykohet nga nji gjyq special dhe qëndron në burg deri në vitin 1948. Më pas e internojnë në Gos të Kavajës ku punoi në fermë dhe në ndërtim në presion psikologjik e fizik 1958. Hakiu njihet si shembulli tipik i njeriut që asnjëherë nuk u përfshi në politikë por e pësoi nga politika si pasojë e luftës së klasave duke jetuar një jetë plot vuajtje e në mjerim.

Referime Redakto