Halil Patrona ( ~ 1690 - Stamboll, 25 nëntor 1730) ka qenë jeniçer shqiptar dhe nxitësi i kryengritjes së 1730 që zëvendësoi Sulltan Ahmedin III me Mahmudin I, më pas vezir dhe bejlerbej i Rumelisë.

Njëri nga kryengritësit e Halil Patronës

Biografia Redakto

Për njohësin e historisë shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane, Eqrem bej Vlorën, Patrona ishte shqiptar nga Delvina.[1] Në burime të tjera, po shqiptar, por me origjinë nga Rupishti, asokohe në Sanxhakun e Manastirit, i marrë me sistemin e dervishmesë dhe u bë jeniçer.

Në vitin 1720 ishte komandant i jeniçerëve në Vidin. Mori pjesë në një kryengritje që u zhvillua asokohe në Nish. I dëbuar nga trupa jeniçere për pjesëmarrjen në revoltë, nisi të punojë si shitës ambulant nëpër rrugët e Stambollit, më vonë ngriti një hamam në qendrën e kryeqytetit[2] - Vlora e përshkruan si pastrues hamami më parë dhe më pas si nënoficer në marinë.[1]

Referime Redakto

  1. ^ a b Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 261. ISBN 978-99943-56-83-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Qeriqi, Ahmet (23 maj 2010) [20 dhjetor 2007]. "Halil Patrona - figurë e anashkaluar nga kujtesa jonë (shkrimi është përkthyer lirshëm nga Vëllimi i Tretë i librit të historianit austriak, Jeosef von Hammer, "Historia e Perandorisë Osmane - turke")". arberiaonline.com. Ndryshe. - Nr. 491. fq. 12–13. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)