He Guo Qiang (kinezçe: 贺国强), anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror, sekretar i Komisionit Qendror Disiplinor dhe drejtor i Drejtorisë së Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës: lindi në tetor të vitit 1943 në Siangsiang të provincës Hunan; u pranua në Partinë Komuniste të Kinës në janar të vitit 1966; filloi punën në shtator të vitit 1966 pas diplomimit në fakultetin e Kimisë Inorganike të Institutit të Industrisë Kimike të Pekinit; ka punuar si inxhinier i lartë.

Nga viti 1996 deri në vitin 1997, ai punoi si zv-sekretar i komitetit të partisë dhe i ngarkuari me punën e kryetarit të provincës Fugjan; nga viti 1997 deri në vitin 1999, punoi si zv-sekretar i komitetit të partisë dhe kryetar i provincës Fugjan; nga viti 1999 deri në vitin 2002, punoi si sekretar i komitetit të partisë për qytetin Çongqing; nga viti 2002 deri në vitin 2007, ka qenë si anëtar i Byrosë Politike, sekretar i sekretariatit dhe drejtor i Drejtorisë së Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Ai u zgjodh kandidat i Komitetit Qendror në kongresin e 12-të, kongresin e 13-të dhe atë të 14-të të partisë; u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror në kongresin e 15-të, kongresin e 16-të dhe atë 17-të të partisë; kurse në kongresin e 17-të, ai u zgjodh anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror dhe sekretar i Komisionit Qendror Disiplinor të partisë.

Referime Redakto

[1]