Hektometri (gr. εκατόν= qind dhe gr. μέτρον = matës, masë) është njësi matëse që rrjedhë nga Sistemi SI dhe përbëhet nga njësia bazë metri dhe parashtesa për njësi hekto. Është njëqind fishi i metrit dhe shkruhet me simbolin hm.

Hektometri si shprehje është përdorur në lëmi të ndryshme të shkencës dhe në jetën e përditshme kur flitej për gjatësi të nivelit më të madhë së metri. Këtu përdoroheshin edhe shprehjet si gjatësi të nivelit hektometrike. Në kohën më të re kjo shprehje përdoret gjithnjë e më pak dhe për këtë përdoren shprehjet për metra.

Konvertimi i gjatësisë së shprehur në hektometra, në metra bëhet duke marrë për bazë: një hektometër i përgjigjet njëqind fishit të metrit. 1 hm = 10 dam =102 m = 100 m dhe 1 m = 10 -2 hm = 0,01 hm

Shiko dhe këtë Redakto

Lidhje të jashtme Redakto