Helvetikët (ose helvetianët, helveti-) është fis kelt i cili pak mbas vitit 100 p.e.s. u dynd nga jug-perëndimi i Gjermanisë së sotme në Zvicër. Qëllimit të tyre për të pushtuar Galinë ju doli përball Çezari me fitoren afër Bibractes (58 p.e.s.). Pjesa e mbetur e helvetikëve u vendos në tokat qendrore të Zvicrës.