Hidrocentrali i Kalivacit është pjesë e skemës së shfrytëzimit të lumit Vjosa për prodhimin e energjisë elektrike HEC-i do te ketë fuqi 93,9 MW dhe do te zëre një siperfaqe 1 710 ha. Hidrocentrali përbëhet nga diga, rezervuari i ujit, ndërtesa e centralit, nënstacioni elektrik, kanali i devijimit, vepra e marrjes, shkarkuesi, linja e tensionit te larte si dhe rruga që do te lidhe objektin me rrjetin rrugor nacional. Kjo vepër përfaqëson një impiant te prodhimit te energjisë elektrike nga burime hidrike.

Problematika Redakto

Qarku i Gjirokastrës është larg burimeve te energjisë, rrjeti elektrik ekzistues furnizohet nga sistemi elektroenergjitik i vendit nëpërmjet linjave te tensionit te larte. Vënia ne funksion e kësaj vepre do krijoje balancim për humbjet si rezultat i shkurtimit te distancave nga burimet e tjera furnizuese te sistemit. Përveç avantazheve te shumta ekonomike kjo vepër ka një ndikim te madh ne përmirësimin dhe ruajtjen e ambientit, rregullimin e shtratit te lumit Vjosë dhe krijimin e një mikroklime për gjithë rajonin.

Literature Redakto

Nje kantier me legjenda Engjell Seriani http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/39632/titulli/Nje-kantier-me-legjenda