Hiperglikemia është termi për nivelin e lartë të glukozësgjak. Nëse persiston një kohë të gjatë, është shenjë e zhvillimit të sëmundjes së sheqerit, gjegjësisht diabetes mellitus. Niveli mbi 6 mmol/L konsiderohet mbi normalen. Reduktimi i sasisë së glukozës në gjak, në radhë të parë arrihet me dietë, ku sasia e karbohidrateve është në nivel të ultë. Ushqimet që përmbajnë përqindje më të madhe të karbohidrateve janë: Sheqeri, drithërat dhe prodhimet përkatëse, orizi, patatet , etj. Për dietë më efikase duhet të shërbehemi me indeksin glikemik (Glycemic Index), që tregon përqindjen e karbohidrateve të secilit ushqim.