Hisen Xhemaili është politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Biografia Redakto

U lind më 9 shkurt 1976 në fshatin Vicë të Tetovës [1] . Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa të mesmen në Tetovë . Në vitin 1999 u diplomua për histori dhe gjeografi në Universitetin "Luigj Gurakuqi"Shkodër, Shqipëri . Xhemaili është një nga themeluesit e Bashkimit Demokratik për Integrim . Është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe më pas i Kryesisë Qendrore të partisë. Nga viti 2002 punon si drejtor i Zyrës për Zhvillim dhe Shërbime Informative të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Zhvillimor. Në vitin 2006 ishte inspektor komunal në komunën e Tetovës, e më pas ishte udhëheqës i Departamentit për mbikëqyrje inspektuese në komunë. Deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga viti 2008 deri në vitin 2011. Në periudhën 2013-2017 ka qenë kryetar i Këshillit Komunal të Komunës së Tetovës. Më 1 shtator 2019 u emërua ministër pa portofol përgjegjës për përmirësimin e klimës së investimeve të ndërmarrjeve vendase .

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Биография на сайта на Събранието на Северна Македония