Parahistoria e shtetit është shoqëria farefisnore. Krijimi i shteteve është rezultat i një procesi historik dhe sociologjik. Kur shoqëria farefisnore nuk ishte më kurrsesi në gjendje të rregullojë marrëdhëniet e reja që ishin krijuar, u bë hapi i fundit në drejtim të formimit të shtetit. Njerëzit që e kanë përjetuar këtë kapërcim cilësor, nuk kanë qenë të vetëdijshëm se nga parahistoria kanë hyrë në histori, nga fundi i periudhës së shkallës së barbarizmit në fillim të qytetrimit, nga organizimi farefisnor shoqëror në organizm shtetëror. Në fillim shteti mbante në vetvete mbeturina të shumta të sisitemit farefisnor. Mirëpo, pasi u formua, ai e përshpejoi likuidimin e këtyre mbeturinave, duke afirmuar sistemin e ri.

Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Shteti të bashkohen në një artikull të vetëm. Shteti

Shteti në shoqërin skllavopronare Redakto

Shtetet e para janë formuar në periudhën e formacionit shoqëror-ekonomik skllavopronar në mileniumin IV para e. sonë dhe kanë zgjatur gjer në shekullin V të e.s. Në këtë periudhë kohore janë formuar shumë shtete, ndërsa shumë sish edhe janë shkatërruar. Shtetet skllavopronare në përgjithësi, në fazën e krijimit e të zhvillimit të tyre, në fazën e organizimit të brendshëm specifik, ndaheshin në dy grupe kryesore: shtete më të lashta - despotitë lindore dhe shetet më të reja - shtete antike.

Shtete e para, siç pretendohej, janë formuar në brigjet e lumenjëve të mëdhenj (Nili, Tigri, Eufrat, Jangcekjangu, Hoang-Hoi, etj.). Ky rajon i shteteve më të lashta shtrihet nga Afrika Verioe, nëpër Azinë e Mesme dhe Indinë gjer më Kinën Jugore. Zanafillat e të gjitha shteteve të lashta ndodheshin në këto "shtete-qytete". Shtetet më të njohura të lindjes së lashtë kanë qenë shtete e njohura sot në emrat: Egjipti, Babilioni, India, Kina, Asiria, Fenikia, Persia, shteti i vjetër i hebrenjëve, shteti i hetitëve etj.

Paralelisht me një varg specificitetesh shtete skllavopronare kanë edhe shumë veçori të përbashkëta. Në bazë të veçorive, mund të konkludohet se kalimi prej relikteve të sistemit farefisnorë në shtete skllavpronare ishte një ndër periudhat më të gjata që filloi në parahistori dhe hyri në histori. Krijimi i këtyre shteteve së pari në qytete-shtete të vogla e mandej në shtete të mëdha zgjaste me shekuj. Zhdukja dhe krijimi i shtetve janë proces historik dhe sociologjik, në të cilin mbizotrojnë më tepër faktorët faktikë se sa ata juridikë. Nga shumë studiues janë konfirmuar tri kushte themelore për ekzistimin e shtetit: territori i caktuar, popullsia e përhershëme dhe pushteti sovran. Me humbjen e cilido nga këto tri kushte themelore të përmendura shteti zhduket.

Këto rrejdha të periudhave kohore që nga shtete skllavopronare për lindjen dhe zhdukjen e shtetit janë përcjellë që nga lashtësia deri në ditë e sotme. Natyrisht, në ditët e sotme, përpos faktorëve të cekur më sipër - luan rol edhe faktori juridik (në mënyrë më të theksuar në krahasim me periudhat e lashta) përmes nxjerrjes së normave më të prefeksionuara juriike (kushtetutave, ligjeve dhe akteve tjera nënligjore shtetërore dhe ndërkombëtare). Këto atribute juridike me kodifikimin e tyre përforcuan akoma ekzistimin e shtetit juridik apo ligjor.[1]

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.63, botimi i tretë, Prishtinë 2004