IBAN (International Bank Account Number - Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankare) është një standart ndërkombëtar që përdoret për të identifikuar numrin e një llogarie bankare në një hapësirë që i kalon kufijtë e një shteti. Fillimisht u përdor nga Komiteti Europian për Standartet Bankare (European Committee for Banking Standards) e më tutje u përdor si standard ndërkombëtar ISO 13616:1997.

Dobia Redakto

Një individ posedon një numër llogarie rrjedhëse pranë një agjencie/dege bankare. Agjencia i përket një banke të caktuar. Kjo bankë operon në një shtet të caktuar. Kodi IBAN përfshin numra dhe germa të kombinuara që e identifikojnë këtë llogari në mënyrë të patjetërsueshme edhe në hapësirat ndërshtetërore. Në këtë mënyrë trasferimi i parave në rrugë bankare nga një shtet në tjetrin bëhet më i shpejtë dhe më i saktë. Aplikimi i këtij numri bëhet më se i domosdoshëm në erën e globalizimit, të integrimeve dhe të tregut të përbashkët.

  IBAN në Shqipëri Redakto

Në Shqipëri ka hyrë në fuqi me 1 qershor 2009[1]. Nga kjo datë të gjitha bankat që operojnë në Shqipëri janë të detyruara të paisin gjithë klientët e tyre me këtë numër.

Kodi IBAN (International Bank Account Number) i Shqipërisë është përcaktuar në nivel ndërkombëtar dhe përbëhet nga 28 shifra/germa:

IBAN i Shqipërisë me 28 shifra
Sigla ndërkombëtare
sipas standartit
ISO 3166
Numrat
e kontrollit
BBAN (shqiptar)
KIB Numri i llogarisë
rrjedhëse
AL 47 123 (banka) 1234 (agjencia) 1 (shifër kontrolli) 1234567890123456 (nr i llogarisë)

  IBAN në Kosovë Redakto

Në Kosovë ende nuk aplikohet kodi IBAN pasi nuk është përcaktuar nga autoritetet bankare ndërkombëtare.

IBAN i Kosovës me xx shifra (ende i papërcaktuar)
Sigla ndërkombëtare
sipas standartit
ISO 3166
Numrat
e kontrollit
BBAN (kosovar)
KIB Numri i llogarisë
rrjedhëse
XK xx xxx (banka) xxxx (agjencia) x (shifër kontrolli) 1234567890123456 (nr i llogarisë)

Shembuj IBAN të shteteve të ndryshëm Redakto

Shteti N° i shifrave IBAN në format letër
Austri 20 AT 61 1904 3002 3457 3201
Belgjikë 16 BE 68 5390 0754 7034
Francë 27 FR 14 2004 1010 0505 0001 3M02 606
Greqi 27 GR 16 0110 1250 0000 0001 2300 695
Itali 27 IT 60 X054 2811 1010 0000 0123 456
Poloni 28 PL 27 1140 2004 0000 3002 0135 5387
Slloveni 19 SI 56 1910 0000 0123 438
Angli 22 GB 29 NWBK 6016 1331 9268 19
Turqi 26 TR 68 00046 0 0000222990022302

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ Njoftim i Bankës së Shqipërisë për paisjen me kodin IBAN [lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme Redakto