Iker Casillas Fernández (lindur më 20 maj 1981) është një futbollist dhe portier i cili luan me klubin portugues PortoPrimeira Liga dhe me kombëtaren spanjolle. Ai është kapiten i kombëtares. Në vitin 2008, ai ishte kapiten i kombëtares që fitoi Kampionatin Europian për herë të parë pas 44 vitesh, kombëtares që fitoi Kupën e Botës për herë të parë në histori në vitin 2010 (një turnament në të cilin ai fitoi Dorezën e Artë dhe u vendos në formacionin më të mirë të turnamentit), dhe i kombëtares që fitoi Euro 2012.

Iker Casillas

Iker Casillas në 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëIker Casillas Fernández
Datëlindja (1981-05-20) 20 maj 1981 (42 vjeç)
VendlindjaMóstoles, Spanjë
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)[1]
PozicioniPortier
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Porto
Numri1
Karriera me të rinjtë
1990–1998Real Madrid
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1998–1999Real Madrid C26(0)
1999Real Madrid B4(0)
1999–2015Real Madrid510(0)
2015–2020Porto116(0)
Karriera ndërkombëtare
1996Spanja U151(0)
1996–1998Spanja U1619(0)
1997–1999Spanja U1710(0)
1999Spanja U184(0)
1999Spanja U202(0)
1999–2000Spanja U215(0)
2000–2016Spanja167(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 2 mars 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 01:28, 29 prill 2015 (UTC)

Konsideruar të jetë një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave,[2][3][4] Casillas ka qënë i nomuar për çmimin Futbollistin Europian të Vitit në vitin 2008, duke u renditur në vendin e katërt.[5] Në fund të vitin 2012, ai votua në UEFA Skuadrën e Vitit për herë të gjashtë rradhazi. Që nga viti 2011, Casillas është një nga lojtarët e zgjedhur që kanë fituar të gjitha trofetë e mundshme me klubet dhe kombëtaren. Në 2010, ai u nderua me çmimin Asturias. Më 19 tetor 2010, ai u bë portieri me më shumë ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe në nëntor 2011, ai u bë lojtari me më shumë ndeshje në kombëaren spanjolle.[6]

Jeta e hershme Redakto

Casillas ka lindur më 21 maj 1981 në Móstoles, Komuniteti i Madridit nga José Luis Casillas, një nëpunës civil në Ministrinë e Arsimit, dhe María del Carmen Fernández González, një parukiere.[7] Të dy prindërit e tij lëvizën nga shtëpia e tyrë në Navalacruz, Ávila. Kur Iker ishte fëmijë, ai ka jetur për disa vite në shtetin Bask, por ai e ka konsideruar gjithmonë Madridin si vendlindjen e tij. Casillas ka një vëlla, i cili është shtatë vjet më i vogël, me emrin Unai, i cili luan si mesfushor qëndror për CD Móstoles [8]

Në një fundjavë si fëmijë, Casillas harruoi të postonte parashikimet e futbollit të bëra nga babai i tij, ai i kishte gjetur të 14 parashikimet. Familja humbi një shifër 1.2 milion (1M £).[9]

Karriera me klube Redakto

Real Madrid Redakto

Casillas filloi karrierën e tij si portier në akademinë e Real Madridit, njohur si La Fábrica në sezonin 1990–91. Më 27 Nentor 1997, ai u thirr për herë të parë në skuadrën e parë për ndeshjen kundër RosenborgLigën e Kampioneve. Në atë kohë Casillas ishte vetëm 16 vjeç. Ai debutoi në sezonin 1998–99 pasi zëvëndësoi portierin Bodo Illgner. Me pas në sezonin e ardhshem u bë portieri i pare i skuadrës.[10] Në vitin 2000, ai u bë portieri më i ri në histori që luan në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, duke luajtur në fitoren 3–0 kundër Valencias, vetëm katër ditë pas ditëlindjes së tij të 19-të.[11]

Casillas shfaqi një formë të dobët në sezonin 2001–02 dhe e humbi vendin e titullarit kundër César Sánchez. Më pas në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2002, César Sánchez u dëmtua në minutën e fundit dhe vendin e tij e zuri Casillas. Ai bëri disa pritje të mrekullueshme kunder Bayer Leverkusen dhe Real Madrid fitoi ndeshjen me rezultatin 2–1 duke mundur të fitojë edhe trofeun e nëntë në histori.

Sezoni 2007–08 do te ishte një sezon fantastik për të pasi ai ndihmoi skuadrën e tij që të fitonte titullin e 31 të La Ligës. Në atë sezon, Casillas pesoi vetëm 32 gola në 36 ndeshje dhe fitoi trofeun Zamora që i jepet portierit që pëson më pak gola në një sezon. Me 14 shkurt 2008, Casillas dhe Raul firmosen një kontratë që do ti mbanin në Real deri në fund të karrierës së tyre. Ai firmosi një zgjatje të kontratës që do ta mbante në Madrid deri në vitin 2017 me një kusht që të luante 30 ndeshje gjatë sezonit të fundit të kontratës dhe kishte një klauzole lirimi 113 milion . Casillas falë performancave te tij fantastike u zgjodh si portieri më i mirë në formacionin e UEFA–s për herë të dytë në karrierën e tij.

Në shkurt 2009, Iker Casillas barazoi rekordin e ndeshje të luajtura për Real Madrid si portier. Rekordi mbahej nga Paco Buyo me 454 ndeshje dhe Casillas e barazoi dhe më pas e kaloi dhe më vonë u bë portieri me më shumë ndeshje në historinë e Realit. Në verën e vitit 2009, mediat spanjolle raportuan që Manchester City kishte ofruar një ofertë rekord për Iker Casillas dhe për Realin. Manchester City ofroi 129 milion , megjithate klubi tha se City nuk kishte bere asnje oferte per Casillas. Gjithashtu për Casillas kishte shfaqur interes edhe klubi tjetër Manchester United por që nuk kishte bërë asnjë ofertë zyrtare. Gjithsesi Casillas tha që nuk do të largohet nga klubi që është rritur që në fëmijri.

 
Iker Casillas në aksion me Real Madridin në vitin 2010.

Në sezonin 2009–10 në ndeshjen e Real Madrid më 4 tetor kundër Seviljes jashtë fushe, Casillas beri nje pritje te jashtzakonshme. Diego Perotti pasi mori një top në qender, ishte me portën e boshatisur, por Casillas vrapoi nga e majta në të djathë, duke u zgjatur dhe duke i mohuar golin mesfushorit. Pas ndeshjes, ai mori shumë lavdërime nga portiere spanjollë, kurse ish portieri i Anglisë, Gordon Banks deklaroi se reflekset e Casillas janë të mrekullueshme, dhe nëse ai vazhdonte të luante me atë ritëm do të behëj një nga portierët më të mirë të historisë së futbollit. Europa Press njoftoi si Casillas ishte sportisti i dyte spanjoll me i populluar ne internet ne vitin 2010. Studimi i kryer nga kompania Vipnet360 përfshiu rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe YouTube.[12]

Gjate sezonin 2011–12, Casillas fitoi çmimin IFFHS Portieri më i mirë duke lënë në vendin e dytë portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon. Ai luajti ndeshjen e 600 për klubin në të gjitha kompedicionet më 22 janar 2012 në fitoren 4–1 kundër Athletic Bilbao.

Më 2 maj 2012, Casillas fitoi titullin e tij të pestë të La Ligës si futbollist i Realit dhe titullin e parë si kapiten pas fitores 3–0 kundër Athletic Bilbao.

Me 22 dhjetor 2012, ai u la në stol nga trajneri José Mourinho dhe u zëvëndësua nga Antonio Adan në ndeshjen e ligës kunder Málagës.[13] Ky ishte fillimi i një mosmarrëveshje të thartë midis trajnerit portugez dhe lojtarit, prej disa të cilave, sëbashku me disa probleme të brëndëshme, ishin treguar nga Casillas në konferenca për shtyp. Ky fakt, gjeneroi në opinionin e një pjese të caktuar të tifozëve të klubit, të cilit i vendosën pseudonimin lojtarit "topor".[14]

Në sezonin 2012–13, Casillas fitoi për të pestën herë çmimin IFFHS Portieri më i mirë duke u bërë portieri i parë në histori që e fiton këtë çmim pesë herë rresht.

Më vonë gjatë sezonit 2012–13, Mourinho bleu një portier të ri, spanjollin Diego Lopéz nga Sevilja. Ai mori vendin e Casillas si portieri i parë në formacion duke luajtur gjatë ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, përfshirë edhe gjysmë–finalen e Ligës së Kampioneve kundër Borussia Dortmund. Pas sezonit 2012–13, Mourinho u largua nga Madridi dhe më vonë pas largimit të tij, mesfushori spanjoll Andrés Iniesta e kritikoi atë për lënjen në stol të Casillas.

Në verën e 2013, u lajmërua se Carlo Ancelotti do të ishte trajneri i ri i Real Madridit për sezonin 2013–14. Real Madrid e nisi sezonin e ri me një fitore 2–1, ku Casillas ishte në stol sërisht. Ai luajti ndeshjen e tij të parë pas 238 ditësh në Ligën e Kampioneve kundër Galatasarayt, por u dëmtua në minutën e 14të të ndeshjes pasi Sergio Ramos e përplasi atë duke e goditur me bërryl në mënyrë aksidentale.[15] Ancelotti në një konferencë për shtyp tha se Lopéz do të ishte portieri titullar për ndeshjet e ligës kurse Casillas do të luante në ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe në Copa del Rey.

Më 5 shkurt 2014, pas fitores 3–0 kundër Atlético Madrid në gjysmë–finalen e parë të Copa del Reyt, Casillas u bë portieri i parë në historinë e Real Madrid që mban portën e paprekur për tetë ndeshje rresht, gjithashtu ai vendosi edhe rekord personal me 772 minuta pa pësuar gol.[16] Ai sërisht nuk pësoi gol në ndeshjen e kthimit e fituar 0–2 duke e çuar rekordin e tij në 862 minuta, gjithashtu Real Madrid u bë skuadra e parë në histori që arrin në finalen e Copa del Reyt pa pësuar asnjë gol.[17] Më 26 shkurt 2014, në ndeshjen e parë të raundit të 16 në Ligën e Kampioneve kundër Schalke 04, rekodi i Casillas u ndal në 952 minuta pas golit të pësuar në minutën e 91 nga Klaas-Jan Huntelaar, Reali fitoi ndeshjen me rezultatin 1–6.[18] Më 18 mars, në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu, Casillas me 12,000 mijë minuta u bë lojtari që ka luajtur më shumë në Ligën e Kampioneve duke kaluar bashkkombasin Raúl me vetëm një minutë më shumë, Reali fitoi ndeshjen 3–1 dhe u kualifikua për në çerek–finale me rezultatin e përgjithshëm 9–2.[19]

Porto Redakto

"Ti ke qënë gjithmonë një ikonë e Real Madridit, por mbi të gjitha ke qënë një nga përfaqësuesit më të mirë të rolit tonë në fushë. Fat të mbarë në aventurën tënde të re, do të jetë e çuditshme të të shoh me një fanellë tjetër që nga sot. Forca Iker!"

—Portieri i Juventusit dhe Italisë Gianluigi Buffon për transferimin e Casillas tek Porto në korrik 2015.[20]

Pas shumë spekullimeve rreth të ardhmes së tij, më 11 korrik 2015, Casillas firmosi me klubin portugez Porto në një marrëveshje dy-vjeçare me mundësi rinovim edhe për vit tjetër.[21][22] Sjellja e Real Madritit në largimin e tij u kritikua,[23] me prindërit e Casillas që thanë se djali i tyre u largua nga presidenti Florentino Pérez, i cili mori thirrje për të dhënë dorëheqjen nga tifozët.[24] Ish shoku i tij i skuadrës në ekipin kombëtar Xavi, i cili po në atë verë ishte larguar nga Barcelona pas një karriere të ngjashme dhe të suksesshme, deklaroi se Reali nuk i ishte mirënjohes portierit për kontributin e tij në klub.[25]

Karriera ndërkombëtare Redakto

 
Casillas duke ngritur trofeun e Euro 2012, trofeu i tretë madhor rradhazi për Spanjën, duke arritur një tripletë historike.

Casillas debutoi me kombëtaren në nivelin U–17. Në moshën 16 vjeçare, ai ishte lojtari më i vogël në skuadrën spanjolle që u rendit e treta në Kupën e Botës U–17 që u zhvillua në Egjipt. Ai më vonë u bë dhe kapiten i kombëtares U–17. Dy vite më vonë, ai shkoi për të fituar FIFA Kampionatin Botërorë të të rinjëve dhe Kupën Meridian në të njëjtin vit. Fillimisht si zgjedhje e dytë, ai punoi shumë në rrugën e tij dhe përfundimisht luajti ndeshjen e tij të parë me kombëtaren e të rriturve pas disa ndeshjeve brilante të luajtur me klubin.

Ai është lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares spanjolle. Pas debutimit me kombëtaren kundër Suedisë më 3 qershor 2000 (19 vjeç e 14 ditë), Casillas ishte një zëvëndësim i papërdorur në Euro 2000. Ai ishte pjesë e listës që u thirr për të luajtur në 2002 Kupën e Botës, por ai ishte portieri i dytë pasi titullar ishte Santiago Cañizares. Rastësisht, ai u bë zgjedha e parë pasi Cañizares u tërhoq pas një aksidenti fatal me makinë. Në moshën 21 vjeçare, Casillas ishte portieri më i ri titullar në turnament. Ai luajtui një rol të rëndësishëm në progresionin e Spanjës ku ai priti dy penallti në gjuajtjet e penalltive gjatë ndeshjes së raundit të 16 kundër Irlandës, duke fituar edhe pseudonimin "The Saint" (Shënjtori). Një nga pritjet e tij në çerek–finalen kundër Koresë së Jugut gjatë 2002 Kupës së Botës dhe u vlerësua nga FIFA si një nga dhjetë pritjet më të mira të të gjitha kohërave.

Casillas luajti në të teta ndeshjet kualifikuese të Euro 2004, duke pësuar vetëm katër gola. Ai e mbajti portën e paprekur në fitoren e ndeshjes së kthimit kundër Norvegjisë që përfundoi me rezultatin 3–0 në Oslo, dhe luajti si titullar në të gjitha ndeshjet e Spanjë në Euro 2004. Ai ishte zgjedhja e parë e kombëtares në 2006 Kupën e Botës, duke qënë edhe kapiten në dy ndeshje, por nuk mundi të evitojë humbjen 3–1 La Rojas kundër Francës së udhëhequr nga Zidane në raundin e 16.

Me përjashtimin e shokut të rij te Real Madrid, Raúl nga skuadra që të luante Euro 2008, Casillas j'u dhurua shiriti i kapitenit. Ai luajti si titullar në dy ndeshjet e para të Grupit D kundër Rusisë dhe Suedisë përpara se në ndeshjen e fundit të luante portieri i dytë Pepe Reina kundër Greqisë. Më 22 qershor, Casillas priti penalltitë e Antonio Di Natales dhe Daniele De Rossit me Spanjën që eleminoi Italinë në çerek–finale 4–2 me penalli pasi ndeshja e rregullt përfundoi 0–0.[26] Spanja më vonë fitoi turnamentin duke mundur 1–0 në finale Gjermaninë më 29 qershor. Casillas mbajti portën e paprekur në çerek–finale, gjysmë–finale dhe finale dhe vetëm suedezi Zlatan Ibrahimović ishte i vetmi lojtari i fundit që arriti ti shënoj gol. Më 29 qershor 2008, ai u bë portieri i parë kapiten që nge në qiell trofeun e Kampionatit Europian pasi Spanja mposhti 1–0 Gjermaninë.[27]

Në tetor 2008, Casillas dhe zëvëndësuesi Pepe Reina thyen rekordin për numrin më të madhëtë minutave pa pasuar gol. Rekordi i dyshes arriti deri në 710 minuta, duke thyer edhe rekordin e mbajtur nga Andoni Zubizarreta dhe Paco Buyo.[28] Wesley Sonck i Belgjikës ndali rekodin e tyre duke i shënuar më 15 tetor 2008 në ndeshjen kualifikuese të 2010 Kupës së Botës.

Casillas ishte portieri më i lartë i renditur (vendi i katërt), në garën për Topin e Artë 2008 mbrapa Cristiano Ronaldos, Lionel Messit dhe shokun e kombëtares Fernando Torres. Gjithashtu në vitin 2008, Casillas u cilësua si portieri më i mirë në botë nga IFFHS.[29] Ai gjithashtu u rendit në vendin e tretë për portierin më të mirë të të gjitha kohërave, duke mundur Oliver Kahn.

Më 5 shtator 2009, pas një fitore 5–0 kundër Belgjikës për kualifikueset e Kupës së Botës 2010, Casillas barazoi rekodin e Andoni Zubizarretas me 56 ndeshje pa pësuar gol,[30] dhe në ndeshjen e rradhës kundër Estonisë më 9 shtator, Casillas parakaloi Zubizarretan si portierin me më shumë ndeshje pa pësuar gol (Casillas e theu rekodin në ndeshjen e tij të 98 kurse Zubizarreta e vendosi rekodin në ndeshjen e tij të 126). Dy muaj më vonë, Casillas luajti ndeshjen e tij të 100 për kombëtaren spanjolle në një fitore kundër Argjentinës në një ndeshje miqësore,[31] duke u bërë lojtari i tretë spanjoll që e arrin këtë shifër.

 
Casillas me Xavin, pas fitimit të Euro 2012.

Më 11 korrik 2010, ai ishte kapiteni i Spanjës në fitimin e titullit të parë të Kupës së Botës pas fitores 1–0 kundër Hollandës.[32] Ai u bë portieri i tretë në histori që udhëheq skuadrën drej fitores së Kupës së Botës si kapiten (pas Gianpiero Combi1934 dhe Dino Zoff1982). Ai u votua si portieri më i mirë i turnamentit dhe i'u dhurua çmimi Doreza e Artë. Gjatë turnamentit, Casillas e mbajti portën e paprekur në pesë ndeshje duke pësuar gjithsej vetëm dy gola dhe gjithashtu priti një penallti vendimtare në çerek–finale kundër Paraguajit. Në finale, ai bëri dy pritje vendimtare kundër Arjen Robben gjatë kohës që rezultati ishte 0–0, hollandezi kaloi të gjithë mbrojtësit spanjoll.

Më 15 nëntor 2011, Casillas u bë lojtari me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares spanjolle duke thyer rekordin e Andoni Zubizarretas pasi luajti titullar në barazimin 2–2 kundër Kosta Rikës.

Më 29 shkurt 2012, në fitoren e Spanjës 5–0 kundër Venezuelës, Casillas barazoi rekordin e Edwin van der Sar me 72 ndeshje pa pësuar gol në kombëtare. Më 30 maj, në fitoren 4–1 kundër Koresë së Jugut, Casillas hyri në fushë në minutën e 82 në vend të Pepe Reinës. Kjo gjë solli fitoren e 95 me Casillas në fushë duke sjellë edhe një tjetër rekord. Më 6 qershor, në fitoren 1–0 kundër Kinës, ai vendosi një rekdord tjetër duke e mbajtur portën e paprekur për plot 74 ndeshje.

Më 1 korrik 2012, Casillas u bë lojtari i parë që arrin 100 fitore me vendin e tij. Ai vendosi një rekord tjetër me 509 minuta pa pësuar gol në Euro 2012, duke thyer rekdoin e Dino Zoff me 494 minuta. Casillas vazhdoi rekdoin e tij me Spanjën duke e çuar në 817 minuta, një rekord që u thye nga sulmuesi francez Olivier Giroud në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Francës.[33]

Jashtë futbollit Redakto

Jeta personale Redakto

Që nga viti 2009, Casillas ka qënë në një marrëdhënje me gazetaren Sara Carbonero.[34] Në korrik 2013, Cassilas konfirmosi se ai dhe partnerja e tij Sara do të bëheshin prindër për herë të parë.[35] Djali i tyre, Martín Casillas Carbonero, lindi me operiacion më 3 janar 2014 në Ruber International Clinic në Madrid.[36][37]

Bamirësia Redakto

Në 2011, Casillas u emërua si Ambasador i Vullnetit të Mirë për Zhvillim të Mijëvjeçarit Objektivave të programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.[38][39]

Sponsorizimet Redakto

Në janar 2012, Casillas pranoi një sponzorizim me Adidas për të veshur dorezat e tyrë të portierit dhe takat e futbollit.[40] Kjo marrëveshje me Adidas i dha fund lidhjes së Casillas me Reebok, e cila kishte filluar në vitin 2004. Në shkurt 2005, Casillas ishte fytyra e futbollit e Reebok I Am What I Am globale.[41]

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Redaktuar më 5 shkurt 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër1 Total
Ndesh GP Ndesh GP Ndesh GP Ndesh GP Ndesh GP
Real Madrid
1999–2000 27 23 5 1 12 19 3 5 47 48
2000–01 34 37 0 0 11 15 2 4 47 56
2001–02 25 27 5 5 9 6 1 0 40 38
2002–03 38 42 0 0 15 21 2 1 55 64
2003–04 37 50 2 1 9 10 2 2 50 63
2004–05 37 30 0 0 10 11 0 0 47 41
2005–06 37 38 4 6 7 7 0 0 48 51
2006–07 38 40 0 0 7 10 0 0 45 50
2007–08 36 32 0 0 8 13 2 6 46 51
2008–09 38 52 0 0 7 10 2 5 47 67
2009–10 38 35 0 0 8 9 0 0 46 44
2010–11 35 32 8 2 11 6 0 0 54 40
2011–12 37 31 4 6 10 7 2 5 53 49
2012–13 19 17 3 0 5 8 2 4 29 29
2013–14 0 0 7 0 6 4 0 0 13 4
Gjithsej karriera 476 486 38 21 135 157 18 32 667 695

1 Përfshirë FIFA Kupa e Botës për Klube, Kupa Ndërkontinentale, UEFA Super Kupa dhe Supercopa de España.

Kombëtarja Redakto

Rekdatuar më 19 nëntor 2013

Kombëtarja
Skuadra
Viti Miqësore Kupa e Botës Kampionati Europian Kupa e Konfederatave Total
Nd. GP Nd. GP Nd. GP Nd. GP Nd. GP
Spanja 2000 3 3 3 2 0 0 0 0 6 5
2001 3 2 2 0 0 0 0 0 5 2
2002 4 1 5 5 2 0 0 0 11 6
2003 3 1 1 2 6 4 0 0 10 7
2004 6 3 3 1 3 2 0 0 12 6
2005 1 0 9 4 0 0 0 0 10 4
2006 4 3 3 4 3 5 0 0 10 12
2007 1 0 0 0 8 3 0 0 9 3
2008 7 1 2 0 6 2 0 0 15 3
2009 4 1 5 4 0 0 4 4 13 9
2010 5 7 7 2 3 3 0 0 15 12
2011 7 5 0 0 4 2 0 0 11 7
2012 7 1 3 1 6 1 0 0 16 3
2013 4 0 2 0 0 0 3 4 9 4
Total 58 28 45 25 41 22 7 8 152 83

Ndeshjet me kombëtaren Redakto

Trofe Redakto

Klube Redakto

Real Madrid

Kombëtarja Redakto

Spanja
Spain U20
Spain U16

Personale Redakto

Rekordet Redakto

Real Madrid
1Përfshirë të gjitha kompedicionet europiane, Kupa Interkontinentale dhe FIFA Kupa e Botës për Klube.
2Përfshirë të gjitha kompedicionet e klubeve europiane, Kupa Interkontinentale.
3PërfshirëKupa Europiane / UEFA Champions League, UEFA Cup Winners' Cup, Kupa UEFA / UEFA Europa League, UEFA Super Kupa dhe UEFA Kupa Intertoto.
Spain

Dekorata Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Player Profile" [Profili i lojtarit]. Real Madrid. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2013. Marrë më 5 janar 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Iker Fernandez Casillas". ESPN FC. Marrë më 6 shkurt 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Iker Casillas". IFFHS. Marrë më 6 shkurt 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Iker Casillas wins IFFHS Worlds Best Goalkeeper award a fourth time running". IFFHS. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2013. Marrë më 6 shkurt 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Results men for FIFA.com by Player.xls" (PDF). FIFA.com. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 maj 2019. Marrë më 6 shkurt 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Bryan, Paul (18 tetor 2010). "Winning feeling all that counts for Casillas". UEFA.com. Marrë më 20 tetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Iker Casillas, portero del Real Madrid" [Iker Casillas, Real Madrid's goalkeeper]. El Mundo. Marrë më 5 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "get know... Unai Casillas". Una Madridista. 28 shtator 2010. Marrë më 9 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Iker Casillas". BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 15 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Casillas' first squad list". realmadrid.com. 11 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2009. Marrë më 8 shkurt 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Iker Casillas Ferández Profile, Statis, News, Game Log". ESPN Soccernet. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2010. Marrë më 8 shkurt 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Iniesta, Torres, Nadal y Alonso, deportistas españoles más importantes en Internet". Europa Press. 27 dhjetor 2010. Marrë më 5 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Liga – Mourinho drops Casillas as Malaga beat Real Madrid". uk.eurosport.yahoo.com. 22 dhjetor 2012. Marrë më 5 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "¿Madridismo unido? Los mourinhistas no perdonan a Florentino ni, sobre todo, a Casillas". Voz pópuli. 22 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2013. Marrë më 27 korrik 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Iker Casillas suffers injury blow" [Iker Casillas pëson dëmtimi]. ESPN FC. 17 shtator 2013. Marrë më 6 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Reali ia tregon vendin Atleticos". Telegrafi.com. 5 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 6 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Ronaldo vendimtar, Reali në finale". time.al. 12 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 15 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "I frikshëm Reali". Telegrafi.com. 26 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 27 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Reali bind edhe në Bernabeu". Telegrafi.com. 18 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2014. Marrë më 19 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Buffon nuk mund ta imagjinojë Casillasin me fanellë tjetër". Telegrafi.com. 13 korrik 2015. Marrë më 29 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Casillas zyrtarisht te Porto, largohet pas 25 vitesh nga Reali". City News Albania. 11 korrik 2015. Marrë më 29 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  22. ^ "Casillas nuk do të luajë më për Realin, ai është i Portos". Telegrafi.com. 11 korrik 2015. Marrë më 29 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Yjet e "dëbuar" nga Reali". Zëri.info. 14 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2018. Marrë më 29 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Prindërit e Casillas: E largoi Florentino Perez nga Reali". Botasot.info. Fax.al. 12 korrik 2015. Marrë më 29 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Xavi: Casillas meritoi më mirë". Klan Kosova. 18 korrik 2015. Marrë më 29 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ McNulty, Phil (22 qershor 2008). "Spain 0–0 Italy (4–2 pens)". BBC News. Marrë më 5 janar 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Germany 0–1 Spain: Torres ends Spain's pain". Soccernet. 29 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2012. Marrë më 8 shkurt 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ O'Donnell, Michael J (12 tetor 2008). "Casillas: Scoreless streak". Real Madrid C.F. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2009. Marrë më 7 maj 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Ingo Faulhaber. "IFFHS". Iffhs.de. Marrë më 7 maj 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ RealMadrid.com (7 shtator 2009). "Another Record Established". RealMadrid.com. Arkivuar nga origjinali më 13 shtator 2009. Marrë më 9 shtator 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Alonso bags brace as Spain underline World Cup credentials". ESPN Soccernet. 14 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 8 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Iniesta sinks Dutch with late strike". ESPNsoccernet. 11 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2010. Marrë më 13 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Casillas sets new record for minutes unbeaten with Spain". realmadrid.com. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2013. Marrë më 17 tetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Iker Casillas in spotlight over girlfriend role". BBC News. 17 qershor 2010. Marrë më 17 qershor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Iker Casillas to become father for first time". inside World Soccer. 7 korrik 2013. Marrë më 19 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Casillas y Carbonero llamarán a su hijo Martín". Lavanguardia.com. 3 janar 2014. Marrë më 19 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Iker Casillas celebrates birth of baby boy Martín". inside World Soccer. 4 janar 2014. Marrë më 19 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Iker Casillas appointed new UNDP Goodwill Ambassador". Content.undp.org. 24 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2011. Marrë më 19 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Spain's goalkeeper Casillas to score poverty reduction goals as UN Goodwill Ambassador". Un.org. 24 janar 2011. Marrë më 19 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Adidas sign Iker Casillas from Reebok". FootballBoots.co.uk. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2012. Marrë më 16 janar 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Reebok Marketing". corporate.reebok.com. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2007. Marrë më 16 janar 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "Golden awards for top FIFA World Cup Trio". FIFA.com. 15 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2012. Marrë më 8 shkurt 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "El CSD concede a Casillas la Medalla de Oro de la Real Orden del Mérito Deportivo". As.com. 15 nëntor 2009. Marrë më 8 shkurt 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Casillas se emociona tras ser nombrado Hijo Predilecto de Navalacruz". marca.com. 30 gusht 2010. Marrë më 8 shkurt 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Iker Casillas será nombrado Hijo Predilecto de Móstoles el próximo 16 de septiembre". As.com. 30 gusht 2010. Marrë më 8 shkurt 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto