Ebu Zekeria Jahja Ibn Sheref el-Nevevi (1233–1277) (Arabisht: أبو زكريا يحيى بن شرف النووي‎‎) ose ndryshe i njohur si Imam Neveviu, ishte juristë dhe dijetarë i haditheve. Gjatë jetës së tij, Neveviu kurrë nuk ka qenë i martuar.

Emri Redakto

Emri i tij i plotë ishte Ebu Zekeria Jahja Ibn Sheref ibn Marri ibn Hasan ibn Hysejn ibn Muhammed ibn Xhuma ibn Hazm En-Nevevi.

Jeta si dijetarë Redakto

Neveviu studioi në Damaskë prej moshës 18 vjeçar. Ai kishte inteligjencë të madhe që nga mosha e hershme. Gjatë qëndrimit të tij në Damaskë, ai studioi prej më shumë se njëzet mësuesve.

Vdekja Redakto

Imam Neveviu vdiq në moshën 44 vjeçar. Gjatë jetës së tij 44 vjeçare, ai shkroi libra të shumta në lidhje me studimet islame.

Punimet Redakto

Librat e tij në lidhje me studimet islame ishin:

  • Al Minhaj bi Sharh Sahih Muslim, konsiderohet si një nga komentatorët më të mirë në Sahih Muslim.
  • Riyadh as-Saaliheen, është shumë e njohur në botën e muslimanëve.
  • al-majmu' sharh al-Muhadhdhab, u redaktua me përkthim në gjuhën franceze nga van den Bergh, 2 vëllime, Batavia (1882–1884), dhe u botua në Kajro (1888).
  • Taqrib al-Taisir, u botua në Kajro, 1890, with Suyuti's commentary "Tadrib al-Rawi". një pjesë u përkthye në gjuhën franceze nga W. Marçais in the Journal asiatique (1900–1901).
  • Kitab al-Adhkar është koleksion i lutjeve të profetit Muhammed.
  • Manasik është në lidhje me ritualet e Haxhit.
  • 40 hadithet e Neveviut (al-arbaʿīn al-nawawiyya)
  • Minhaj al-Talibin
  • Tahdhib al-Asma wal-Lughat
  • Ma Tamas ilayhi hajat al-Qari li Saheeh al-Bukhaari
  • Tahrir al-Tanbih
  • al-Tibyan fi adab Hamalat al-Quran
  • Adab al-fatwa wa al-Mufti wa al-Mustafti
  • al-Tarkhis fi al-Qiyam
  • Sharh Sunan Ebu Davud
  • Sharh Sahih el-Buhariu
  • Mukhtasar et-Tirmidhiu
  • Tabaqat ash-Shafi'iyah
  • Rawdhat al-Talibeen
  • Bustan al-`arifin