"Ishulli i Thesarit" është një roman i shkruar nga Robert Louis Stevenson. Ky roman u publikua për herë të parë në 23 maj të vitit 1883 dhe u përkthye për herë të parë në shqip, gjysmë shekulli më vonë nga Tajar Zavalani.[1] Është një aventurë më piratë për të gjetur arin e fshehur në ishullin e thesarit.

Xhim Houkinsi është një djalë i ri që jeton me prindërit në një han, të quajtur "Admiral Benbou". Një ditë, tek dera e hanit shfaqet një burrë i çuditshëm. Ai u thoshte njerëzve të tjerë që ta thërrisnin vetëm "kapiten". Ai jetoi një kohë të gjatë atje. Ditën shkonte të vështronte tek gjiri ose ulej tek shkëmbinjtë dhe vështronte përtej detit më një dylbi prej bakri. Netëve ulej pranë zjarrit dhe pinte rum. Një ditë ai e hoqi mënjanë Xhim Houkinsin dhe i premtoi një monedhë argjendi, në qoftë se Xhimi do t'i bënte sytë katër që të shikonte një njeri më këmbë të prerë...

  1. ^ Kulla, Ndriçim. "Tajar Zavalani, mendimtari që modernizoi publicistikën shqiptare". proletari.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)