Ismet Mustafa (22 Dhjetor 197016 Prill 1999) ishte një ushtar dhe luftëtar i shquar gjatë Luftës në Kosovë. Ai shërbeu në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe mori pjesë në Betejën e përgjakshme të Koshares. Lindi më 22 dhjetor 1970 në fshatin Çerkez, afër qytetit të Kumanovës, në Maqedoni dhe ra dëshmorë më 16 prill 1999Betejën e Koshares, gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbe në mbrojtje të kufirit Kosovë–Shqipëri.

Ismet Mustafa
Lindur më22 Dhjetor 1970
Çerkez, Komuna e Kumanovës, ish–Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut)
Vdekur më16 Prill 1999
Koshare, Komuna e Gjakovës, Kosovë
Në aleancë me
GradaUrdhëri "Luftëtar i Lirisë"
NjësiaBrigada 138 "Agim Ramadani" (Koshare, Kosovë)
Betejat/luftratLufta e Kosovës
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Ismet Mustafa rrjedh nga një familje e varfër, por shumë bujare dhe me tradita patriotike. Babai i tij Esati dhe nëna Kadrije kishin tre djemë, Ahmetin, Ismetin, Sametin dhe një vajzë, Feriden, të cilët i rritën duke punuar punë mjaft të rënda. Ismet Mustafa shkollën fillore e përfundoi në vendlindje dhe më pas e vazhdoi profesionin e elektricistit. Ismeti me profesion ishte elektricist e kur e kishte plotësuar formularin me të dhënat personale, në grafën e profesionit Ismeti e kishte shkruar fjalën "Dëshmor". Pra ai ishte nisur me bindjen për të ja falur jetën Kosovës.

Frymëzim i madh i Ismetit ishte edhe vepra e heroit kombëtar dhe komandantit legjendar Ismet Jashari–Kumanova, i cili në vitin 1998 në KleçkëDrenicës kishte rënë dëshmorë. Ai ishte një mësim për shumë të rinj e të reja të Kumanovës dhe rrethinës së saj, se si duhet luftuar kundër armikut. Vepra e tij kishte ndikuar shumë edhe tek Ismet Mustafa.

Ahmet Mustafa, vëllau më i vogël i Ismetit tregoi se; më kujtohet ajo mbrëmje e muajit shkurt 1999, kur Ismeti erdhi në shtëpi dhe më dha lajmin se kishte vendosur të shkonte në luftë, për t’iu bashkangjitur luftëtarëve tjerë për lirinë e Kosovës. Ai në këtë rast e kishte përqafuar dhe puthur djalin e tij të vogël Beratin, djalin e vetëm që e kishte, dhe pastaj duke e porositur vëllanë që të kujdeset për djalin e tij të vogël, sepse në luftë nuk i dihet kurrë.

Me një krenari të madhe e përcollëm Ismetin për në luftën e Kosovës, por kishim edhe dhembje dhe shqetësim për fatin e tij. Ismeti, për herë të fundit është përshëndetur edhe me babain e tij Esatin, vëllain e vogël Sametin dhe motrën Feriden. Ndërsa, lajmin për shkuarjen e tij në luftë nuk ia kishte treguar vetëm nënës së tij Kadrijes. Ai as nuk ishte përshëndetur me të, sepse mendonte se ndoshta ajo do të kundërshtonte një vendim të tillë.

Ismet Mustafa merr rrugë të mundimshme, së pari futet në Shqipëri, dhe pastaj në Kosovë, ku menjëherë u inkuadrua në Brigadën 138 "Agim Ramadani” në Zonën Operative të Dukagjinit. Ai sëbashku me shumë shokë të tjerë zhvillojnë përgaditjet e duhura ushtarake dhe luftarake dhe pastaj hyjnë në front kundër armikut serbo–sllav. Alpet Shqiptare dhe rrugët e thepisura nëpër të cilat kalonte nuk paraqitshin ndonjë vështirësi, edhe pse Ismeti kishte jetuar në një ambient të rrafshët dhe krejt tjetër.

Por dashuria ndaj atdheut dhe lirisë së saj e bënin granit dhe kurrë nuk dinte të lodhej. Ai kishte një moral të fortë dhe shpesh gjatë ndonjë problemi në front dinte të ja thoshte edhe këngës. Ai nuk dinte të kthehej mbrapa, vullneti dhe dëshira për të hyrë në tokën e Kosovës për të zhvilluar beteja me armikun ishte e madhe. Dëshira e tij e madhe ishte që armikut t’i shkaktohet dëm i madh. Ai bashkë me shumë shokë tjerë të lirisë mori pjesë nëpër beteja të ndryshme që zhvilloheshin përreth kufirit Kosovë–Shqipëri. Pas çdo fitores shtohej gëzimi dhe krenaria e tij për luftën e lavdishme të UÇK-së, kësaj ushtrie të lavdishme, e cila po luftonte me një armik më të fortë, por edhe shumë barbar.

Ëndrra e tij e madhe ishte liria e Kosovës, por edhe bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët, mirëpo më 16 prill të vitit 1999 gjatë Betejës së Koshares në rajonin e Gjakovës, kjo ëndërr ishte shkëputur. Ai në betejë ballë për ballë me armikun serb ra dëshmorë heroikisht, duke ujitur këtë tokë edhe me një pikë gjaku më shumë. Trupi i tij i ri ra në altarin e lirisë, por ai mbeti përgjithmonë i pavdekshëm, sepse vepra e tij do të jetë mësim për gjeneratat e ardhshme. Sot trupi i tij pushon në varrezat e fshatit të tij të lindjes në ÇerkezKumanovës.